Këngëtari nga Tetova, Rilind Alimani pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike”

Rilind Alimani, këngëtari nga Tetova vendosi këngën e tij të parë ta këndonte për herë të parë në festivalin e muzikës “Kënga Magjike 2021” në Shqipëri. Sipas tij, ky është festivali më i vlerësuar i muzikës shqiptare. Ai e vlerëson veten si fitues nga vetë fakti që ka arritur të bëhej pjesëmarrës në këtë festival, duke kaluar kështu dhe fazën e parë. Ndërsa, për Portalb ai bëri të ditur se kompozimin e kësaj kënge e ka realizuar vetë.

Rilind Alimani

Nga lindi ideja për pjesëmarrje në festivalin “Kënga Magjike”?

Ishim gati duke përfunduar këngën, të nesërmen rastësisht e kam parë postimin e Ardit Gjebreas për Këngën Magjike dhe thash pse mos e provoj.

 

Rilind Alimani

Pse vendosët që këngën e parë ta performoni pikërisht te ky festival?

Ngase Kënga Magjike është festivali më i vlerësuar i muzikës shqiptare, do e krahasoja njëjtë me Sanremon e Italisë.

Kush e bëri tekstin dhe kompozimin e këngës?


Tekstin e ka shkruar një miku im, që është Vullnet Neziri dhe e falënderoj shumë, ndërsa kompozimin e kam bërë unë.

 

Rilind Alimani


A mendon se mund të jesh fitues i Këngës Magjike 2021?

Fitues jam gjithsesi. Nga vetë fakti që arrita të futem në historinë e Këngës Magjike, mund të them se jam fitues.

 

Ndryshe, Kënga Magjike është festival i muzikës shqiptare i organizuar në Shqipëri për të 20 herë me radhë që nga viti 1999 deri më sot, në përjashtim të vitit 2020. Tashmë, artistët e kanë kaluar fazën e parë në këtë festival, në mes të cilëve është dhe Rilindi. Ndërkaq, pritet që dy netët gjysëm finale të mbahen me 27 dhe 28 maj, ndërsa nata finale më 29 maj.

Rilindi përveç se është këngëtar i talentuar, ai është dhe producent, prandaj në këtë mënyrë ai i kompozon këngët e tija vet.

Muajin e kaluar ishte i intervistuar nga Portalb, ku edhe theksoi se ishte duke punuar për të publikuar këngët e tij të para. Pasi me njërën prej këngëve u bë dhe pjesëmarrës në Këngën Magjike, tani pritet që pas përfundimit të festivalit të publikoj edhe  dy këngë të tjera siç theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button