Gjykata Kushtetuese nuk votoi për ligjin për banka, do të pret mendim nga Antikorrupsioni nëse gjykatësit kanë konflikt të interesit

Gjykata Kushtetuese duhej por edhe sot nuk miratoi vendim nëse do të ngrit procedurë për nenin 163 paragrafi 3 nga ligji për bankat, pas iniciativë së kursimtarëve të dëmtuar nga Banka Eurostandard. Për pikën do të votohet, thonë nga Gjykata Kushtetuese, pasi kryetari i gjykatës të marrë mendim nga Komisioni Antikorrupsion për këtë – nëse do të ketë konflikt të interesit te gjykatësit kushtetues që të votojnë për këtë pikë, transmeton Portalb.mk.

“Arsyeja që kryetari i gjykatës do të ngritë iniciativë deri te Komisioni Antikorrupsion që të kontrollojë nëse te ndonjë gjykatës kushtetues ka konflikt interesi i cili do të mund të ndikojë në vendimin për votimin e tyre. Iniciativa që do ta ngrit Murati do të jetë për të gjithë gjykatësit kushtetues, përfshirë edhe atë dhe jo vetëm për disa. Pasi Gjykata Kushtetuese do të marrë përgjigje nga Antikorrupsioni, do të vendoset për vazhdimin e seancës”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Çështja për ekzistimin potencial të konfliktit të interesit tha mbrëmë për “360 shkallë”, sepse dy gjykatës kushtetues kanë pasur kursime në Bankën Eurostandard, kursimtarët e dëmtuar të së cilës ngritën iniciativën, ndërsa sot dolën më tubim paqësor për mbështetje të disa gjykatësve kushtetues, gjatë zgjatjes së seancës. Njëri nga gjykatësit kushtetues, gjykatësi Darko Kostadinovski është në lidhje të afërta miqësore – familjare me familjen e aksionarit më të madh në bankë.

Më konkretisht, në fletë pronësitë para komisionit Antiokorrupsion, gjykatësja kushtetuese Elena Gosheva, ka deklaruar se posedon kursime prej 32,700 dollarë amerikanë në Bankën Eurostandars, ndërsa gjykatësi Darko Kostadinovski dhe bashkëshortja e tij kanë pasur 6000 euro.

Më tej, kumbari dhe miku shumëvjeçar i gjykatësit Darko Kostadinovski është Kosta Kostovski, djali i aksionarit më të madh në Bankën Eurostandard, Trifun Kostovski. Gjykatësi nuk e ka fshehur afërsinë e tij me Kostovskin, e cila është dokumentuar edhe në ngjarje publike.

Komisioni për Antikorrupsion në qëndrimin e tij lidhur me këtë, dha rekomandim për gjykatësin, Darko Kostadinovskin të ketë kujdese dhe të paraqesë konflikt potencial të interesit.

Kursimtarët e dëmtuar nga falimentimi i Bankës Eurostandard dje kanë protestuar para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese. Protesta rastisi me agjendën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën në rend dite ishte iniciativa e kursimtarëve me të cilën kërkojnë rishqyrtim të nenin 163 paragrafi 3 nga ligji për banka.

Sipas këtij neni, kur banka falimenton i jep përparësi për pagesë të Fondit për Sigurim të depozitave i cili paguan rimbursimin e garantuar ligjërisht deri në 30,000 euro për çdo kursimtar. Të dëmtuarit thonë se kjo nuk është e drejtë ndaj atyre që kanë pasur depozita më të larta, por edhe ndaj kompanive që nuk kanë pasur garanca.

Nga ana tjetër, shumica në Gjykatën Kushtetuese vlerësonte së fundmi se Fondi për Sigurimin e depozitave nuk është puna e tyre, por edhe se ai është në funksion të stabilitetin në sistemin bankar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button