U publikua një “non-pejpër” slloven për ndarjen e BeH, por në të nuk parashihet ndarja e Maqedonisë Veriut

Portali Slloven “necenzurirano.si” e publikoi sot dokumentin jozyrtar diplomatik “non-pejpër” me titull “Ballkani Perëndimor – rruga përpara” për të cilin ka spekulime se kryeministri slloven Janez Jansa e ka dërguar në Bruksel, i cili parashikon copëtimin e Bosnjës dhe Hercegovina dhe bashkëngjitjen e Republika Srpska në Serbi, si dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Siç shkruan kjo media, në dokument nuk përmendet fare ndryshimi i kufijve të Maqedonisë Veriut, siç raportohet nga disa media vendase, shkruan Meta.mk.

“Necenzurirano” shkruan se deri tani askush nuk e ka konfirmuar zyrtarisht që presidenti i Këshillit Evropian ka pranuar dokument të tillë, megjithëse pohojnë se dokumenti është dërguar në Bruksel në shkurt të këtij viti, por pa ndonjë nënshkrim dhe dërgues të shënuar në tekst. Prandaj, media sllovene pohojnë se ky “non-pejpër” nuk është dokument zyrtar i Sllovenisë, por vetëm një nga “propozimet joformale të mundshme mbi mënyrën e zgjidhjes së çështjeve që kanë të bëjnë me vendet e ish-Jugosllavisë”.

Sidoqoftë, sipas medias sllovene, ky “non-pejpër” është hartuar në Slloveni “i përshtatet” qarqeve nacionaliste në Ballkan, duke pretenduar se “kanë mbetur si çështjet vendimtare të pazgjidhura”.

Në pjesën e zgjidhjeve, pika A në “non-pejpër “ flet për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, ku “pjesa serbe” e Kosovës do të merrte një status të veçantë duke ndjekur shembullin e Tirolit të Jugut, krahinë autonome në veri të Italisë në të cilën flitet gjermanisht.

Nën pikën B të “zgjidhjeve” të mundshme, ” non-pejpër” propozon bashkimin e pjesës më të madhe të Republika Srpska me Serbinë, me ç’rast autorët e këtij dokumenti slloven pretendojnë se Serbia mund të pajtohet me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Si pikë e tretë, ky ” non-pejpër” çështjen kombëtare kroate “e zgjidh” duke bashkuar kantonet e BeH me shumicë të popullsisë etnike kroate me Kroacinë ose duke u dhënë status të veçantë të “pjesës kroate” të BeH status të veçantë të duke përdorur modelin e Tirolit Jugor nga Italia.

pikën 4, “non-pejpër” parashikon formimin e shtetit boshnjak, në të cilin boshnjakët do të marrin përgjegjësinë e plotë për të dhe do të vendosin nëse do të bashkohen me BE në të ardhmen ose të veprojnë si shtet i pavarur jashtë BE-së.

Media sllovene, megjithatë, pretendon se harta e re e Ballkanit Perëndimor nuk do të ndryshojë Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht “non-pejpër” nuk parashikon aneksimin e pjesës perëndimore të vendit në Shqipëri, as aneksimin e Preshevës dhe Bujanocit nga Serbia e Jugut dhe t’i bashkëngjitet Shqipërisë.

Mediat në rajon tani po pyesin nëse Presidenti Slloven Borut Pahor e ka ditur për këtë “non-pejpër” të përgatitur nga kryeministri Janez Jansha? Deputetët e Social Demokratëve (SD) të opozitës në parlamentin e Sllovenisë kanë bërë thirrje që të mbahet seancë e komitet parlamentar për politikë të jashtme, në të cilën do të merret në pyetje kryeministri Janez Jansha dhe presidenti Borut Pahor lidhur me raportet e medias për një non-pejpër të pretenduar për rivendosje të mundshme të kufijve të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadorja e Sllovenisë në Sarajevë, Zorica Bukinac u thirr të hënën në Ministrinë e jashtme të BeH për të shpjeguar zërat për kinse “plane të reja gjeostrategjike për Ballkanin”. Megjithatë, Zheljko Komshiq, aqnëtar i presidencës së BeH, konfirmoi të hënën për mediat boshnjake se Presidenti Slloven Pahor, gjatë një vizite jozyrtare në 5 Mars, pyeti në një bisedë jozyrtare nëse ishte e mundur “ndarje paqësore e Bosnje e Herzegovinës”.

Qeveria e kryeministrit Janez Jansha, i cili pritet të marrë presidencën e Këshillit të BE më 2 korrik, ka mohuar pretendimet në këtë “non-pejpër”. Ministri i jashtëm slloven Anze Logar iu drejtua dje anëtarëve të Parlamentit Slloven se strategjia e Sllovenisë ndaj Ballkanit Perëndimor nuk ka ndryshuar.

Logar u ka treguar deputetëve dokument jozyrtar për BeH, të përgatitur nga Kroacia dhe i diskutuar nga ministrat e jashtëm të BE-së në mars në Bruksel. Përveç Kroacisë, Hungarisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Qipros, këtë të ashtuquajtur non-pejpër e ka nënshkrua edhe Sllovenia. Nënshkruesit i bënë thirrje BeH të bëhet kandidat për anëtarësim në BE sa më shpejt që të plotësojë të gjitha kushtet për të, raporton gazeta ditore e Lubjanës “Dello”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button