Kosovë, deputetët që hodhën gazi lotsjellës në Kuvend u deklaruan të pafajshëm

Veprime politike dhe jokriminale i kanë konsideruar të akuzuarit, hedhjen e gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, shkruan Klan.

Të akuzuarit në atë kohë deputet Donika Kadaj Bujupi, Pal Lekaj, Besa Baftiu dhe Albulena Haxhiu tash Ministre e Drejtësisë janë deklaruar të pafajshëm.

“E kuptoj aktakuzën dhe e kundërshtoj për faktin se në vitet 2015/16 Koosva është përballë me dy projekte të rrezikshme sepse kanë qenë obligim i yni që të ndërmarrim veprime protestuese në mënyrë që argumentet tona të merren parasysh dhe qëllimi jonë nuk ka qenë kriminal.” tha Haxhiu.

Njëjtë kanë vepruar edhe ish deputët tjerë.

Sipas aktakuzës së ngritur me 8 prill 2016, Lekaj, Baftiu, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.

Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

Për këto veprime, katër të akuzuarit po dyshohet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button