Bojko Borisov nuk do të kandidojë për kryeministër të Bullgarisë

Bojko Borisov njoftoi se nuk do të kandidojë për kryeministër të Bullgarisë, megjithëse partia e tij GERB fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Tingëllon jo-modeste, por nuk ka njeri më të përgatitur se unë. Nuk është rastësi që jemi forca e parë politike në vend. Shumë vetë duan që unë të jem kryeministër, por gjithmonë kam besuar se forca qëndron te uniteti. Unë nuk do të jem kandidat për kryeministër i propozuar nga GERB-i. Do të propozohet kandidat tjetër”, tha Borisov gjatë një vizite në Veliko Tarnovë.

GERB mbeti grupi më i madh në parlament pas zgjedhjeve të 4 prillit, por humbi një të katërtën e vendeve të deritanishme në Kuvend. Partitë e tjera që hynë në parlament thanë se nuk ishin të interesuar të formonin koalicion me Borisovin, i cili përsëri ofroi opozitës aktuale të formonte qeveri eksperte, e cila do të vlente deri në dhjetor.

“Nuk është në rregull që edhe unë si Presidenti Radev, ta ndaj kombin. Unë do të propozoj kandidat tjetër për kryeministër, i cili do të ketë orientim pro-evropian dhe pro-NATO”, shtoi Borisov, duke përsëritur se do ta refuzonte mandatin nëse i ofrohej.

LEXO: Zgjedhjet në Bullgari: Shumë opsione për qeveri, asnjë për debllokim të shpejtë të eurointegrimeve në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button