fbpx

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinale në Ligën e Kampionëve

Sot (e mërkurë) janë në orar edhe dy ndeshjet tjera kthyer të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, shkruan Telegrafi.

Gjatë të martës u mësuan emrat e dy ekipeve të para të kualifikuara në gjysmëfinale të garës elitare ekipore evropiane.

Paris Saint-Germain kaloi tutje duke eliminuar Bayern Munichun, ndërsa Chelsea u kualifikua pasi mposhti Porton.

Interesant pritet të jetë edhe në mbrëmjen e sotme, ku dy ndeshjet janë të forta dhe të hapura me rezultate jo të thella.

Takim më interesant pritet të jetë ai në mes të Liverpoolit dhe Real Madridit, i cili do të zhvillohet në Anfield, dhe vjen me një epërsi 3-1 të spanjollëve nga ndeshje e parë.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit në Signal Iduna Park, me anglezët që kanë epërsi 2-1 nga takimi i parë.

Dy ndeshjet pritet të zhvillohen nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button