PTHP formoi lëndë për mashtrim me shitje të banesave

Prokuroria Themelore Publike ka formuar lëndë për rastin e mashtrimit të disa qytetarëve që kanë dhënë kapar për një banesë, njofton Portalb.mk.

Agjenti për pronësi ka marrë kapar nga tre blerës të ndryshëm për të njëjtën banesë, me çka të tre janë dëmtuar për gjithsej 11.000 euro. Sipas marrëveshjeve për kapar, deri te të cilat ka ardhur MIA, janë nënshkruar mes blerësve dhe agjentit, dukshëm është se për një banesë tre qytetarë kanë paguar kapar në vlera prej 5.500, 4.500 dhe 1.000 euro. Me kapar me nga 8.000 dhe 5.000 euro për një banesë të vetme, janë dëmtuar edhe dy blerës tjerë, të cilët gjithashtu kanë dashur të blejnë banesë në vjeshtën e kaluar. Me 8.00 euro është dëmtuar edhe një blerës i cili ka mësuar se është mashtruar në mars të këtij viti.

Nga Prokuroria thonë se ka arritur njoftim nga MPB.

“Është formuar lëndë, e cila është ndarë te prokurori kompetent i cili do të veprojë. Prokurori publik do t’i marrë në pyetje edhe të dëmtuarit edhe të paraqiturin, a do të sigurojë edhe prova materiale për konstatimin e fakteve dhe kontrollin e gjetjeve”, thonë nga PTHP.

Lënda është formuar dy javë pas paraqitjes së rastit, në të cilin gjashtë qytetarë e ngarkojnë një agjent të patundshmërive për mashtrim sipas nenit 247 nga Kodi Penal.

Përveç se janë mashtruar, dy prej blerësve kanë paguar edhe tatim për qarkullimin e patundshmërisë, për të njëjtën banesë në vlerë prej afërsisht 3.000 euro. Të paguajë tatim për të njëjtën banesë ka shkuar edhe i dëmtuari i tretë, por ai në kohë ka marrë vesh për mashtrimin dhe menjëherë e ka tërhequr paraqitjen për konstatimin e tatimit.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se për shkak se rasti është në procedurë hetimore, të gjitha informatat shtesë janë të fshehta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button