Dy ditë pa i përfunduar masa e paraburgimit, Gjykata shqiptoi plus 30 ditë paraburgim për Kamçevin

Biznesmeni Orce Kamçev do të vazhdojë të qëndroje në burgun “Shkupi”, për shkak se Gjykata Penale sot i shqiptoi plus 30 ditë paraburgim. Vazhdimi i masës “paraburgim” vjen për shkak se edhe dy ditë i kalon 30 ditëshi i parë i paraburgimit, Portalb.mk.

“Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Penale në Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion për vazhdim të masës paraburgim për J.K, solli vendim se ende ekzistojnë rrethana nga neni 165 i KP dhe pranoi propozimin e prokurorisë me çka u vazhdua masa e paraburgimit për 30 ditë” deklaruan nga Gjykata.

Nga atje deklaruan se i akuzuari ka të drejtë për ankesë në Apel. Kamçev është një nga të dyshuarit në rastin “Parcelat në Vodno”, ndërsa prokuroria kërkon vazhdimin e masës paraburgim, për shkak se 30 ditët e para të paraburgimit përfundojnë edhe dy ditë.

Mbrojtja e Kamçev. Përsëri, paraprakisht lajmëroi se deri te këshilli gjyqësor i RMV-së do të ankohen për punë joprofesionale të gjykatësit të procedurës paraprake.

Nga ana tjetër, Kamçevi është njëri nga iniciuesit kryesor të nisjes së hetimit të rastit “Reket”, pasi sipas deklaratave të vetë denoncuesit të rastit, kryeministrit Zoran Zaev ka qenë Kamçevi ai i cili është ankuar për reketim. Reketimi është bërë nëpërmjet Katica Janevës, në atë kohë kryeprokurore e Prokurorisë Speciale Publike, e cila udhëhiqte me lëndën “Perandoria”.

Edhe pse kishte të dhëna se “Perandoria” është dëmtuar për shkak të përpjekjes së Janevës që i njëjti të ndalojë, sepse në “Reket” nisi hetimi ndaj saj, sërish rasti është duke u vazhduar, sepse sipas hetimit, përpjekja e Janevës për ta liruar Kamçevin ishte e pasuksesshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button