Fondi për Inovacion: Nga 706 të paraqitur, 540 kompani aplikojnë për herë të parë në thirrjet tona publike

Nga 706 të regjistruar në thirrjen publike për grante të bashkëfinancuara për zhvillimin teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike, deri në 540 janë kompani që aplikojnë për herë të parë në një nga thirrjet publike të FIZhT, ndërsa 207 janë stratup kompani, tregon analiza fillestare e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, transmeton Portalb.mk.

“Jam krenar që edhe gjatë pandemisë globale kemi marrë numër rekord të aplikacioneve të paraqitura krahasuar me çdo thirrje publike të kryer nga FIZhT deri më tani. Fakti që 540 prej tyre po aplikojnë për herë të parë, ndërsa kompanitë janë të gatshme të investojnë rreth 27 milion euro, tregon se ne jemi duke arritur qëllimin, që FIZHT-në ta shohin si partner besimi në zbatimin e zgjidhjeve inovative dhe mundësive për të plotësuar sfidat me të cilat përballen”, tha Kosta Petrov, drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, në prezantimin e sotëm.

Ai shtoi se një nga fokuset kryesore të FIZhT-së është pozicionimi i Maqedonisë së Veriut si qendër rajonale fillestare dhe prandaj inkurajohet që nga numri i përgjithshëm i aplikantëve, 207 janë kompani fillestare.

Analiza tregon se në lidhje me aplikuesit startup, 171 prej tyre janë deri në 3 vjeç, ndërsa 105 punojnë deri në 6 vjet.

Vëllimi i përgjithshëm i investimeve nga propozim-projektet është 63 milion euro, nga të cilat gati 27 milion do të jenë investim i kompanive, ndërsa nga FIZhT kërkojnë 36 milion euro.

Në thirrjen publike, e cila ka për qëllim t’i mbështesë kompanitë vendase për krijimin e kushteve për tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike, që të arrijnë rritje të përshpejtuar, për rritje të konkurrencën në tregjet ndërkombëtare përmes futjes së teknologjive të reja “të gjelbra” dhe dixhitale për transformimin e tyre, kanë aplikuar 345 kompani mikro, 329 të vogla dhe 32 të mesme dhe 76 institucione private shëndetësore (ISHP).

Kompanitë janë nga 18 industri, shumica e tyre nga fusha e marketingut, industrisë së teknologjisë shëndetësore, ndërtimit dhe IT. Vijnë nga 29 qytete, me numrin më dominant të aplikacioneve nga Shkupi, Strumica, Tetova, Manastiri dhe Shtipi.

Në drejtim të zhvillimit të sipërmarrësisë te gratë, përparësi do të kenë kompanitë të udhëhequra nga gratë nga rajone të ndryshme. Kjo është një nga arsyet pse ka interes të shtuar në mesin e grave sipërmarrëse nga të gjitha rajonet në vend, kështu që analiza tregon se ka 45% të kompanive-aplikuese me pronare apo menaxhere grua.

FIZhT siguron 70 përqind të buxhetit të projektit për ndërmarrje mikro ose të vogël ose 60 përqind për një ndërmarrje të mesme. Përkatësisht 2.500.000 denarë për mikro, deri në 5.000.000 denarë për të vogla dhe deri në 10.000.000 denarë për ndërmarrjet e mesme.

Nga FIZhT informojnë se për kompanitë që kanë aplikuar, ekziston një proces i selektimit primar të propozimeve të projekteve, në të cilin vlerësimin do ta kryejnë ekspertë vendas nga 22 fusha të ekspertizës. Vlerësimi bazohet në kriteret e mëposhtme: progresi teknologjik dhe shkalla e digjitalizimit (35 pikë), cilësia e projektit (10 pikë), kapaciteti i ekipit të projektit (10 pikë) dhe ndikimi i projektit nga 45 pikë. Të gjitha projektet me notë mesatare mbi 51 pikë kalojnë në fazën e dytë të vlerësimit.

Në fazën e dytë, projektet do të rishikohen nga Komiteti për miratim të investimeve (KMI), organ i pavarur i përbërë nga pesë ekspertë ndërkombëtarë. Me kërkesën e tyre, është paraparë prezantimi publik opsional i propozim-projekteve. Për listën e zgjedhur të propozim-projekteve, ekipi i FIZHT do të kryejë kontroll administrativ, gjegjësisht nëse dokumentacioni i aplikimit është i plotë. Pastaj vijon vendimi përfundimtar nga KMI, sipas kritereve të përcaktuara”, thuhet në kumtesën e FIZHT-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button