Shqipëria nga nesër lehtëson masat restriktive kundër Kovid-19

Nga dita e nesërme do të zgjatet orari i lëvizjes, kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në 06:00. Ndërkohë do të hapen edhe fluturimet me Britaninë e Madhe, shkruan Euronews Albania.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një mbledhje të Komitetit Teknik, ku u theksua se këto masa do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme.

“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 Prill. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit”, u shpreh ministrja.

“Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, shtoi ajo më tej.

Ndërkohë Manastirliu u ka bëri apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave anti-COVID edhe në këtë muaj të Ramazanit.

Duke folur për procesin e vaksinimit,  Manastirliu tha se sot ka vijuar vaksinimi i moshave mbi 65-vjeç dhe ditë e hënë vijon mbi 60-vjeç, duke u regjistruar pranë mjekut të familjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button