RMV, ky është numri i të hospitalizuarve nga Kovid-19 sipas qyteteve, vende të lira ka

Në Maqedoninë e Veriut për Kovid-19 aktualisht në kushte spitalore trajtohen gjithsej 1.699 pacientë, kanë ngelur edhe 340 vende të lira ndërkaq numri më i lartë i të shtrirëve në repartet infektive në vend është në kryeqytet, shkruan Portalb.mk.

Në periudhën kur vendi përballet me një numër të lartë të rasteve pozitive me Kovid-19 në bazë ditore, kanë ngelur ende shtretër spitalor të lira në të gjitha qendrat Kovid-19 në vend.

Numri i të hospitalizuarve sipas qyteteve:

  • Manastir- 124 pacientë
  • Shtip- 85 pacientë
  • Tetovë – 41 pacientë
  • Veles – 97 pacientë
  • Kumanovë – 116 pacientë
  • Ohër – 100 pacientë
  • Prilep – 127 pacientë
  • Gostivar – 39 pacientë
  • Strugë – 23 pacientë
  • Strumnicë – 97 pacientë
  • Koçani – 28 pacientë
  • Kërçovë – 34 pacientë
  • Kavadar – 64 pacientë
  • Gjevgjeli – 21 pacientë

Këtu duhet të merret parasysh fakti se numrat e lartpërmendur ndryshohen vazhdimisht, gjegjësisht në mënyrë konstante lirohen shtretër spitalor dhe pacientët të cilët ndjehen më mirë lëshohen në kurim spitalor, përderisa vendi i tyre zëvendësohet nga pacient tjetër.

Ndryshe, aktualisht në repartet infektive, gjegjësisht në Qendrat Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut kanë ngelur gjithsej 340 shtretër spitalor të lira kurse nga Ministria e Shëndetësisë theksuan se vazhdimisht tentojnë që të rrisin kapacitetet spitalore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button