Kina po e shqyrton përdorimin e vaksinave të huaja, pasi thonë se ata kineze kanë efikasitet të ulët

Zyrtarët kinez për kontroll të sëmundjeve infektive kanë kumtuar se efikasiteti i vaksinave kineze kundër Kovid-19 është i ulët dhe se qeveria po mendohet për të bërë një përzierje në mënyrë që të përforcoje mbrojtjen, transmetuan nga Associated Press, transmeton SDK.

“Vaksinat kineze nuk kanë një shkallë të lartë të mbrojtjes” tha në një konferencë për shtyp drejtori i Qendrës për Sëmundje Infektive në Kinë, Gao Fu.

Peking ka distribuuar miliona doza në shtetet tjera, gjithashtu ka tentuar të ngrit dyshime për efikasitetin e vaksinave të perëndimit.

“Tani edhe zyrtarisht po mendohemi që të shfrytëzojmë vaksina të ndryshme nga prodhues të ndryshëm për procesin e imunizimit” tha Gao.

Gao paraprakisht e kishte ngritur çështjen e sigurisë së mrna vaksinave siç është “Fajzer” dhe “Moderna”. Në dhjetor, shteti kinez në agjencinë e lajmeve Hsnuha se nuk mund të përjashtonte efektet e mundshme negative nga këto vaksina për shkak se ata për së pari herë përdoren te njerëzit.

Për dallim, vaksina “Sinovak” ka 50.4% efikasitet, ndërkaq vaksina e “Fajzer” 97% efikasitet të mbrojtjes.

Peking ende nuk ka miratuar vaksinat e huaja në Kinë, ku për së pari herë u paraqit virusi korona në dhjetor të vitit 2019. Sipas OBSh-së, deri dje në Kinë janë vaksinuar 164 milion njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), nuk rekomandon atë që quhet kros-vaksinim kundër Kovid-19, me të cilën do të përdoreshin 2 vaksina të ndryshme për dozat e nevojshme, që imunizimi të jetë i kompletuar. Zëdhënësja e OBSh-së, Margaret Haris, thotë se ende nuk ekzistojnë informacione të mjaftueshme për rreziqet e mundshme të kësaj.

Nga ana tjetër, ekspertët thonë se përzierja e vaksinave mund të rris shkallën e efikasitetit. Hulumtimet për këtë vazhdojnë në bot. Shkencëtarët në Britaninë e Madhe po hulumtojnë edhe kombinimin e “Fajzer” më “AstraZeneka”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button