Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor ngriti padi penale për djegien e kallamishteve dhe hedhjen e rrënojave në Liqenin e Ohrit në Strugë

Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor (IShMJ) në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Brendshëm (SPB) Strugë ngritën kallëzime penale në Prokurorinë Publike kompetente për një person i cili kishte angazhuar makineri ndërtimi për mbushjen dhe rrafshimin e një pjese të bregdetit me rrënoja në Liqenin e Ohrit në Strugë, transmeton Portalb.mk.

“Në atë lokacion gjithashtu ishin vërejtur edhe gjurmë të kallamit të djegura. Këto aktivitete rezultojnë në transformim ilegal të bregdetit dhe shkatërrim të peizazhit. Nuk do të lejojmë ndotjen e mjedisit jetësor, veçanërisht në një rajon që është shënuar në listën e UNESCO-s si një trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore”, thonë nga IShMJ.

Nga atje informojnë se baza ligjore e padisë është neni 230 i Kodit Penal “Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me materiale mbeturinash”, sipas të cilit mund të shqiptohet dënim me burg nga tre muaj deri në tre vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button