RMV, vazhdon importi i automjeteve nën standardin Euro 5, Ministria e Ekonomisë në maj do të bëjë analiza

Importi në vend i automjeteve të përdorura me standardin e emetimit nën Euro 5 do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm. Nga Ministria e Ekonomisë nuk kanë një datë konkrete kur do të ndryshohen rregulloret me kërkesa të reja teknike dhe specifikimet për importin e automjeteve të përdorura nga jashtë, as nuk kanë caktuar një afat specifik se prej kur do të ndalohet importi i automjeteve të përdorura me standardin Euro 5, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Në fillim të muajit maj 2021, Ministria e Ekonomisë do të fillojë përgatitjen e një analize, e cila duhet të sigurojë të dhëna për ndryshimin e Rregullave për rritjen e standardeve për importin e automjeteve, gjegjësisht të hiqet standardi Euro 4. Pasi të bëhet analiza dhe sipas të dhënave, do të bëhet ndryshimi i Rregulloreve”, informuan nga Ministria e Ekonomisë për “Meta.mk”.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fund të janarit njoftoi se këtë vit do të ndalohet importi i automjeteve nën standardin Euro 5 për gazra shkarkues .

Përveç subvencioneve për instalimin e pajisjeve të gazit në automjetet e vjetra, Bekteshi njoftoi edhe mundësitë për futjen e subvencioneve për blerjen e automjeteve hibride nga qytetarët, si ndihmë e drejtpërdrejtë financiare për qytetarët që duan t’i zëvendësojnë automjetet e tyre prej me standard nën Euro 4 me ato me standard Euro 5 dhe Euro 6.

“Meta.mk” ka shkruar për një kohë të gjatë për disa masa kufizuese që ka futur vendi, të cilat çuan në moshë rekord të flotës së automjeteve në vend, por edhe në pjesëmarrjen me shumicë të automjeteve të përdorura në importin total dhe shitja e makinave. Kështu, të dhënat e administratës Doganore të RMV-së për vitin e kaluar tregojnë se janë importuar 29.052 vetura, nga të cilat 82.2 përqind e tyre janë përdorur.

Flota e makinave, mosha mesatare e së cilës në vend tejkalon 19 vjet, hap problemet me rritjen e pjesës së transportit në ndotjen e ajrit në qytete dhe sigurinë e trafikut duke rritur numrin e aksidenteve që përfshijnë automjete të tilla. Rritja, nga ana tjetër e numrit të automjeteve, në zonat urbane, hap problemin e mungesës së hapësirave të parkimit dhe uzurpimit të hapësirës publike, por edhe rritje të bllokimeve të trafikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button