RMV, për 122 denarë janë rritur shpenzimet bazë të një familjeje katër antarëshe në muajin mars

Në muajin mars,  janë rritur për 122 denar shpenzimet themelore të një familjeje katër antarëshe, krahasuar me muajin janar, ndërsa për 70 denarë në krahasim me muajin shkurt, tregojnë të dhënat më të fundit mbi shportën sindikale që e përgatit Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Shpenzimet minimale të një familjeje prej katër anëtarësh, sipas llogaritjeve të LSM-së, në mars silleshin në 33.772 denarë. Prej tyre, pothuajse 42 përqind shkojnë për ushqim dhe pije, 32 përqind për shlyerjen e shpenzimeve të përgjithshme, 7.4 përqind për transport, 7.2 përqind për higjienë dhe 6.2 përqind për veshje dhe këpucë. Pjesa e tjetër është për shërbimet shëndetësore dhe aktivitete kulturore.

Sipas llogaritjeve të LSM-së, një familje katër anëtarëshe nuk mund t’i mbulojë harxhimet minimale me pagën mesatare që paguhet në vendin tonë. Kështu, në janar, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, paga mesatare ishte 28.272 denarë, ndërsa vlera e shportës sindikale për të njëjtin muaj ishte 33.650 denarë, gjegjësisht harxhimet minimale të një familje katër anëtarëshe ishin më të larta për 5.378 denarë se paga mesatare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button