fbpx

Çdo i shtati individ i infektuar vuan nga COVID-19 afatgjatë

Pothuajse një i shtati person i testuar me rezultat pozitiv për simptoma të COVID-19 tre muaj më vonë, tregojnë të dhënat e reja nga Britania e Madhe, shkruan Panacea.mk.

Studimi i madh mbi COVID-19 afatgjatë i Agjencisë kombëtare të statistikave të Britanisë, zbuloi se njerëzit me koronavirus kishin më shumë gjasa sesa popullata e përgjithshme të raportonin probleme shëndetësore, të cilat mund të përfshinin dhimbje të muskujve dhe lodhje.

Në mostrën prej mbi 20 000 njerëzve që u testuan pozitivisht me COVID-19 midis muajit prilli 2020 dhe mars të këtij viti, 13.7% vazhduan të përjetojnë simptoma për të paktën 12 javë. Kjo ishte tetë herë më shumë sesa në grupin e kontrollit të njerëzve për të cilët nuk ka gjasa që ata të kishin COVID-19, tregojnë nga Agjencia.

Nga ata që u testuan pozitivisht, një e pesta ose 21% kishin ende simptoma të koronavirusit pesë javë pas testimit.

Gratë kishin më shumë gjasa të raportonin COVID-19 afatgjatë sesa burrat, 14.7% krahasuar me 12.7%, ndërsa shumica e tyre ishin të moshës 25 deri 34 vjeç. Në një mostër më të madhe individësh me ose pa teste kovidi. Agjencia vlerësoi se 1.1 milion individë ishin përballur me COVID-19 afatgjatë prej katër javësh deri më 6 Mars.

Nga ai numër, rreth 697 000 njerëz kishin COVID-19 për herë të parë ose menduan se ishin infektuar për të paktën 12 javë më parë, ndërsa 70 000 njerëz kishin virusin për herë të parë ose menduan se e ishin infektuar një vit më parë.

Është vlerësuar se COVID-19 afatgjatë ndikon negativisht në aktivitetet e përditshme të 674 000 njerëzve, ndërsa 196 000 raportuan se i kufizon ata në kryerjen e aktiviteteve të tyre të përditshme.

Nga ata që vetë-raportuan COVID-19 afatgjatë, ata që preken më së shumti janë ata të moshës 35 deri 69 vjeç, si dhe gratë, njerëzit që jetojnë në zonat më të varfra, të punësuar në kujdesin shëndetësor ose social, si dhe ato me sëmundje shoqëruese.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu deklaroi se barra e COVID-19 afatgjate është “reale dhe domethënëse”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button