Tre muaj para Lojërave Olimpike: Tokio kërkon masa urgjente anti-kovid

Qyteti Tokio sot kërkoi leje nga Qeveria për zbatim të masave urgjente për parandalim të përhapjes së shpejtë të virusit korona, në rreth tre muaj deri në fillimin e paralajmëruar të Lojërave Olimpike, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

Tokio në janar e pezulloi gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa guvernatorja Juriko Koike njoftoi se ka kërkuar nga pushteti qendror që të lejojë gjoba për kompanitë që sfidojnë masat anti-kovid dhe gjoba për ata të cilët nuk i respektojnë.

Kërkesa e Tokio vjen një ditë pasi prefektura Osaka kërkoi ndihmë urgjente mjekësore për shkak të përmbushjes maksimale të kapaciteteve spitalore me të sapoinfektuar me virusin korona.

Tokio të mërkurën kishte 555 raste të reja të të infektuarve me virusin korona që është shifra më e lartë nga fillimi i shkurtit.

Koike theksoi se është e shqetësuar nga përhapja e shpejtë e mutacioneve të reja të virusit korona, posaçërisht ai britaniku.

“Çështje kohe ishte se vetëm kur Tokio do të ballafaqohet me situatë të ngjashme të asaj në Osaka”, tha guvernatorja e kryeqytetit japonez, e cila në korrik duhet të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button