RMV, vazhdon të jetë i lartë numri i viktimave nga virusi korona, 1.163 raste të reja sot

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut e kanë humbur gjithsej 35 persona, mes të cilëve më i riu në moshë është 39 vjeçar. Ndërkaq, janë regjistruar 1.163 raste të reja nga gjithsej 3.927 të testuar kurse 854 persona janë shëruar nga ky virus, shkruan Portalb.mk.

Janë raportuar gjithsej 35 persona të vdekur, edhe atë: 7 nga Shkupi (39, 63, 65, 75, 76, 77, 79), 4 pacientë të vdekur nga Kavadarci (56, 68, 73, 77) Shtipi (47, 69, 70, 78), 3 persona nga Strumica (71, 2 persona nga 81), 2 pacientë të vdekur nga Prilepi (76 dhe 82), Velesi (72, 85), Kriva Pallanka (60 dhe 72) dhe Manastiri (63 dhe 69) , dhe nga 1 pacient nga Kumanova (66), Gostivari (78), Negotina (82), Gjevgjelia (62), Sveti Nikola (64), Radovish (68), Ohri (64), Kërçova (69) dhe Resnjë (71).

Rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit:

  • Shkup – 473,
  • Manastir – 100,
  • Kumanovë – 90,
  • Prilep – 62,
  • Ohër – 50,
  • Strumicë – 45,
  • Tetovë – 36,
  • Shtip dhe Kërçovë – 32,
  • Veles – 29,
  • Kavadarci – 28,
  • Gostivar dhe Koçani – 27
  • Gjevgjeli – 22,
  • Struga dhe Sveti Nikola – 14,
  • Negotinë dhe Radovish – 12,
  • Resnja dhe Vallandova – 11,
  • Vinicë – 10,
  • Kriva Pallanka dhe Berovë – 7,
  • Demir Kapija dhe Demir Hisar – 3,
  • Dellçevë – 2,
  • Krushevë , Bogdanci, Kratovë dhe Makedonski Brod – nga 1.

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

  • Shkup – 475,
  • Prilep – 52,
  • Veles – 40,
  • Kumanovë – 37,
  • Kavadarci – 36,
  • Tetovë – 27,
  • Koçan – 25,
  • Gostivar – 23,
  • Negotinë – 22,
  • Berovë – 18,
  • Shtip – 16,
  • Kriva Pallanka – 13,
  • Gjevgjeli – 12,
  • Strumica dhe Sveti Nikole – 9,
  • Radovish dhe Valandovë – 8,
  • Vinica – 7,
  • Probishtip – 3,
  • Delçevë, Makedonski Brod, Pehçevë dhe Makedonska Kamenicë – 2,
  • Manastir, Demir Kapija, Krushevë, Bogdanci, Kratovë dhe Dojran – nga 1.

 

Ndryshe, nga fillmi i pandemisë deri sot në vend janë testuar 655.924 persona nga Kovid-19, nga të cilët 138.891 kanë rezultuar pozitiv, numri i pacientëve të shëruar është 112.619 ndërsa 4.108 persona kanë ndërruar jetë. Aktualisht ka 22.164 raste aktive në vend. 

 

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button