RMV, Qeveria paralajmëroi ndihmë për objektet hotelierike, thirrje për respektimin e masave kundër përhapjes së Kovid-19

Në ditën e parë të mbylljes dy-javore të të gjitha objekteve hotelierike në të gjithë vendin, si dhe restoranteve dhe kafeneve në hotele, motele, hostele dhe ambiente të tjera akomodimi, me qëllim parandalimin dhe mbrojtjen e qytetarëve nga Kovid-19 , Qeveria dje njoftoi masa të reja për ndihmë të këtyre operatorëve ekonomikë, transmeton Portalb.mk.

“Momentalisht jemi duke shqyrtuar disa modele që do të bazohen në mbulimin e një pjese të të ardhurave të realizuara gjatë muajve të fundit. Gjithsesi, për krahasim duhet të marrim muaj me të cilët mund të simulojmë se sa të ardhura do të bënin po qe se kjo mbyllje nuk do të ndodhë. Për momentin, prioritet është shëndeti dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, për të gjitha dëmet në ekonomi, sikurse deri tani, shteti do tu dalë ballë” njoftoi zëvendës Kryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në një postim në Facebook.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në paraqitjen e mbrëmshme në TV Sitel informoi se do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare në formën e granteve për objektet hotelerike që janë mbyllur me rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive.

“Modeli sipas të cilit do të mbështeten tashmë është bërë dhe pas konsultimit me odat dhe shoqatat për turizëm dhe hotelieritë, javën e ardhshme do të publikohen masat”, tha Bekteshi.

Ai theksoi se modeli se si do të mbështeten furnizuesit hoteleritë është bërë tashmë, për çka do të merren parasysh të ardhurat e realizuara në tre muajt e parë të këtij viti dhe sipas të ardhurave, një pjesë e tyre do të mbulohet nga shteti në formën i një granti të drejtpërdrejtë për secilin objekt hotelierik që është i mbyllur.

“Në fillim të javës së ardhshme, do të publikohen masat në përputhje me analizën dhe mundësitë në Buxhet, do t’i thërrasim të gjitha shoqatat e hotelierisë dhe odat dhe do të përcaktojmë një përqindje të caktuar të mbështetjes financiare”, tha Bekteshi.

Ministri i Ekonomisë u bëri thirrje punëtorëve të mos nënshkruajnë marrëveshje bllanko për pushim nga puna, ndërsa punëdhënësit të mos pushojnë nga puna punëtorët, pasi mbështetja e premtuar nga shteti do të arrijë.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, dje vlerësoi se për shkak të subjekteve të caktuara që qojnë inatë ndaj vetvetes dhe qytetarëve dhe inspektorëve të tregut, vuan i gjithë aktiviteti i hotelierisë.

“Ajo që po ndodh nga subjekte të caktuara për shkak të të cilave vuan i gjithë puna e hotelerive, konsiderojmë blrja e inatit me veten dhe qytetarët dhe me nspektorët e tregut. Nga Viti i Ri deri më sot kemi mbi 78 objekte të mbyllura për shkak të mosrespektimit të protokolleve, punës jashtë orarit dhe taksapaguesve të paregjistruar. Për fat të keq, edhe pas një viti, ne po përballemi me subjekte, kryesisht objekte hotelierike, por edhe qytetarë, të cilët lejojnë që të bëhen lëshimet që ne i sanksionojmë”, tha Paunovski në një konferencë për media.

Kryetarja e Këshillit të inspektorëve, Magdalena Filipovska-Grashkovska, në të njëjtën konferencë tha se kontrollet e intensifikuara vazhdojnë dhe se nga 29 marsi deri më 4 prill, janë bërë gjithsej 5.236 inspektime, nga të cilat mbi 4.500 janë kryer nga Inspektorati i Tregut dhe lëshoi ​​34 akuza për kundërvajtje, si dhe 43 urdhërpagesa dhe 91 vendime për konstatim të parregullsive.

Sipas vendimit të Qeverisë, i cili synon parandalimin dhe mbrojën qytetarëve nga Kovid-19, prej dje e deri më 20 prill janë mbyllur të gjitha objektet hotelierike në të gjithë vendin, si dhe restorantet dhe kafenetë në hotele, motele, hostele dhe objektet e tjera të akomodimit.

Përjashtim nga kjo masë bëjnë restorantet në kuadër të hoteleve, moteleve dhe hosteleve për ata persona që akomodohen si mysafirë, por edhe objekteve hotelierike në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin “Shën Apostulli Pavle ”në Ohër.

Objektet që kryjnë përgatitjen dhe shitjen ushqimeve mund të shesin online ose me porosi telefonike dhe të dërgojnë ushqim ose të marrin porosinë jashtë restorantit, përmes sporteleve.

Sipas vendimit të qeverisë, është futur ndalesë edhe për vizitorët në të gjitha bastoret e vendit. Më saktësisht, pritja e vizitorëve dhe puna e bastoreve do të mundësohet ekskluzivisht duke kryer shërbim sporteli, banak, stendë, pikë. Janë mbyllur edhe palestrat, sallat sportive dhe sallat e ushtrimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button