U arrestua në Gjermani shtetasi i Maqedonisë së Veriut, i dënuar me 17 vite burg

Policia gjermanë në qytetin e Hamburgit ka arrestuar shtetasin e Maqedonisë së Veriut, i dënuar me 17 vite burg, transmeton Portalb.mk.

“Hamburg nëpunës policorë të Njësitit për Ndjekje në Hamburg- R.F. e Gjermanisë në koordinim me Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor pranë MPB-së e privuan nga liria shtetasin maqedonas K.D. i cili është kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej 17 viteve”, raportojnë nga policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që ai është i dënuar për vjedhje, mashtrime dhe falsifikim të dokumenteve, ndërsa aksioni është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button