Kanë filluar punimet për parandalimin e rrëzimit të murit të rrezikshëm në Banjën e Qytetit të Tetovës

Kanë filluar punët për parandalimin e rrëshqitjeve anësore në Banjën e Qytetit të Tetovës, parashihet edhe rregullimi i murit mbajtës për të cilin Portalb.mk disa herë ka paralajmëruar se përbën rrezik të lartë për këmbësorët në atë pjesë. Nga Komuna e Tetovës theksuan se parashohin projekt të madh për parandalimin e erozioneve në këtë pjesë të qytetit, nuk dhanë më shumë detaje, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse rruga e banjës mund të konsiderohet si rrugë e re, pasi që e njëjta është ndërtuar në vitin 2017 me fonde të Bashkimit Evropian, ajo megjithatë nuk është adekuate dhe plotësisht e sigurt për shkak se shpesh herë ka shembje të tokës përreth.

Portalb.mk dy javë më herët informoi për shembjet anësore në Banjën e Qytetit, dje nga Komuna e Tetovës kanë filluar me punë për parandalimin e erozioneve të mundshme, të cilat ndodhin shpesh herë në këtë pjesë.

“Ajo që punohet tani është sigurimi i hapësirës i cili deri tani ishte i rrezikshëm për këmbësorët. Kemi filluar me ndërtimin e kaskadave në disa pjesë, kështu do të mbrohen pikat kritike në të cilat pas ndryshimit të kushteve klimatike ka mundësi për rrëshqitje të dheut dhe me këtë të shkaktojnë dëm natyrës dhe kalimtarëve. Pas pjesëve më kritike, në të ardhmen do të gjenden pjesët ku duhet të vazhdohet me punë për këtë. Parashohim projekt edhe më të madh për mbrojtjen e kësaj pjese të banjës së qytetit”, tha Senazana Novakovska nga Komuna e Tetovës.

Përveç kësaj, nga Komuna e Tetovës konfirmuan se njëkohësisht punohet edhe për rregullimin e murit mbajtës të rrezikshëm, i cili ndër vite është gati duke rënë kurse autoritetet komunale deri tani nuk kishin ndërmarrë asnjë masë për këtë.

“Po, pikërisht edhe për atë lokacion po punohet” tha Armend Fazliu nga Komuna e Tetovës.

Kështu duket ky murrë mbajtës dhe shembjet anësore në Banjën e Tetovës

Muri mbajtës në Banjën e Qytetit.
Muri mbajtës në Banjën e Qytetit.
Banja e Qytetit, Tetovë.
Banja e Qytetit, Tetovë.

Rikujtojmë se nga Komuna e Tetovës kanë nënshkruar këtë kontartë disa muaj më herët dhe ishte e paraparë që punët të fillojnë me datë 15 mars, kjo nuk ndodhi dhe arsyetimi ishte se “nuk lejojnë kushtet klimatike fillimin e punimeve”.

Tash 4 vite premtohen muret mbajtëse për shembjet anësore në Banjën e Qytetit

Në vitin 2018 nga Komuna e Tetovës, pikërisht për Portalb.mk premtuan se do të zgjidhin problemin me shembjet anësore në Banjën e Qytetit, edhe atë për atë vit, kjo ende nuk ka ndodhur.

Ndryshe, aktivistë të shoqërisë civile ndër vite kanë kërkuar rregullimin e këtij problemi, ata atëherë u shprehën se rruga e cila çon deri në Banjën e Tetovës në më tepër vende është e rrezikshme. Erozionet zgjatin përgjatë gjithë rrugës, kurse të dëmtuara janë edhe mbrojtëset anësore. Ata thonë se qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë pjesë për rekreacion, thonë se rrënojat kanë filluar që nga momenti kur autoritetet kanë filluar rekonstruktimin e rrugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button