Ambasadori Geer nesër do të hapë debat online: ‘Sfidat për barazinë gjinore gjatë vendimmarrjes’

Të enjten, në datë 08 Prill të vitit 2021 në orën 11:00, Ambasadori Dejvid Gir, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian do të hap debatin on-line për përforcimin e përfshirjes të grave në marrjen e vendimeve politike, informoi Delegacioni i BE-së në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës, Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes, Irena Stefoska, Ministre e Kulturës dhe Goran Milevski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale do të marrin pjesë në mënyrë aktive si folës dhe do të sfidojnë stereotipet gjinore në fushat specifike në institucionet publike.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të gjinisë femërore dhe mashkullore në organet qeveritare të vendimmarrjes është shumë e rëndësishme për diskutimin e veprimeve konkrete që mund të ndërmerren për përmirësimin e barazisë gjinore në marrjen e vendimeve dhe në praktikë përmes buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Debati është organizuar në kuadër të projektit të financuar nga BE ‘Përmes prizmës gjinore: vlerësimi i buxheteve dhe politikave, vëzhgimi(kontrollimi) i planeve lokale të veprimit për zbatimin e barazisë gjinore’ dhe paraqet një ngjarje përmbyllëse të fushatës që është realizuar në kuadër të projektit, gjatë periudhës prej 08 mars deri në 08 prill 2021 (Muaji i barazisë gjinore në vendimmarrje). Projekti ka vendosur një rrjet strukturor dhe bashkëpunim me institucionet lokale në 17 komuna (Çair, Shuto Orizarë, Ilinden, Bërvenicë, Tearcë, Kavadar, Negotinë, Dellçevë, Makedonska Kamenicë, Gjevgjeli, Radovish, Krushevë, Krivogashtan, Strugë, Vevçan, Staro Nagoriçan dhe Likovë) me synimin e krijimit të politikave dhe buxheteve që do u përgjigjen nevojave të grave dhe burrave, sidomos në kohë të krizës.

Projekti është realizuar nga Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave dhe Gazetarët për të Drejtat e Njeriut, Koalicioni Rural, Gratë Rome dhe Asociacioni Rinor – Luludi dhe EHO-Shtip si organizata partnere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button