RMV, prej nesër tetë mjekë të spitaleve private do të përfshihen në trajtimin e pacientëve me kovid në spitalet publike

Prej nesër, tetë mjekë të shëndetësisë private do të përfshihen në mbështetjen e kolegëve të tyre në institucionet shëndetësore publike. Është kyçe rritja e kapacitetit dhe burimeve njerëzore në betejën me këtë valë të fortë, njoftoi përmes Facebookut ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Në konferencën për shtyp dy ditë më parë, Filipçe njoftoi se do të jenë mjekë nga “Acibadem-Sistina” dhe “Remedika”, ndërsa nga klinika “Zhan Mitrev” thanë se tani për tani nuk do të marrin pjesë, pasi një numër i madh i mjekëve të kësaj klinike janë në pushim mjekësor.

Këta tetë do të përfshihen në sistemin e rotacionit për kujdesin e pacientëve të vendosur në kovid-klinikat e shëndetit publik.

Mëngjesin e sotëm, në koordinimin e rregullt ditor me drejtorët e klinikave, u ra dakord për riorganizim të sistemit dhe sigurimin e kapaciteteve të nevojshme.

Filipçe paraprakisht deklaroi se për momentin nuk do të vendosen në funksion kapacitetet e spitaleve private, pasi kapacitetet janë të mjaftueshme.

Ndryshe, në spitalet e vendit janë hospitalizuar 1.744 pacientë me kovid dhe ka rreth 230 shtretër të zbrazët spitalor. 692 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për kovid-19 po trajtohen në repartet infektive në Shkup. Në qendrat kovid në qytete të tjera, gjithsej po kurohen 1052 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus, më tepër në Prilep 145, në Strumicë 116, Ohër 105, Veles 103, në Kumanovë dhe Shtip 93 dhe Kavadar 73 pacientë.

Numri i përgjithshëm i i të diagnostifikuarve me kovid që nga fillimi i epidemisë në vend është 136.426, i të shëruarve 111.139, ndërsa i të vdekurve 4,022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button