Spasovski për aferën e pasaportave: Njëri nga të arrestuarit kishte kontakte të përditshme me Mickoskin

Ministri i Punëve të Brendshëm Oliver Spasovski në paraqitjen e tij për “Brifingu i mëngjesit” të TV Slobodna, tha se një nga të arrestuarit në aferën për lëshimin e pasaportave për kriminelët ishte në kontakt të përditshëm me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

Ai e zbuloi këtë informacion duke iu përgjigjur pyetjes, se pse e akuzon opozitën për se ka bërë obstruksione ndaj aksionit.

“Unë dje, në paraqitjen time publike, i kërkova Prokurorisë që t’i hetojë të gjitha këto aktivitete. Nëse dilni si parti opozitare me çfardo akuzë, ofrim të dokumenteve, provave, etj., dhe një gjë tië till nuk e bën në organet kompetent, që është Prokuroria Publike, hapen shumë dilema para të gjithëve, përfshirë edhe para meje. Kjo është arsyeja pse sistemi duhet të funksionojë, prandaj thashë që duhet të jepet një përgjigje. Megjithatë, nëse kemi para syshë se një nga të arrestuarit është në një lidhje të ngushtë, kontakte të drejtpërdrejta dhe të përditshme me liderin e opozitës, atëherë lind një dilemë serioze se pse ka ndodhur një gjë e till”, tha Spasovski.

Ai tha se këtë tregon sipas informacioneve dhe indikacioneve që i ka dhe pretendon se një pjesë e dokumenteve që i ka në dispozicion opozita janë marrë përmes atij personi.

Në aksionin e djeshëm, Ministria e Punëve të Brendshme arrestoi 9 persona, ndërsa njëri është i pakapshëm për policinë.

Siç tha Spasovski dje, zyrtarë të autorizuar dhe kontrollorë nga shërbimet administrative të Ministrisë së Brendshme kanë lëshuar dokumente udhëtimi, duke keqpërdorur identitetin e qytetarëve që deri në atë moment nuk kishin pasaportë të Maqedonisë. Në atë mënyrë, gjithsej 215 persona, prej të cilëve 214 janë shtetas të huaj, morën pasaporta të falsifikuara përmes një ndërmjetësi jashtë MPB-së. Midis atyre që morën pasaporta të Maqedonisë janë anëtarë të grupeve kriminale ndërkombëtare dhe karteleve të drogës. Sipas informacionit të Spasovskit, për një pasaportë është paguar edhe nga 20,000 euro.

Ministria e Punëve të Brendshme aksionin e zhvilloi me mbështetjen e zyrës rajonale për hetimit të Ambasadës së ShBA-së në Shkup dhe Interpolit.

Spasovski tha sot se në koordinim me partnerët aksionin duhej ta zhvillonin për disa ditë, por për shkak të përpjekjes së opozitës për ta penguar atë, i njëjti u krye dje. Sidoqoftë, ai e vlerëson si të suksesshëm dhe pretendon se rrethi në MPB, që ishte pjesë e këtij grupi, është i mbyllur.

“Brenda institucionit (MPB) rrethi është i mbyllur, tani me gjasë do ta zgjerojmë hetimin për të parë të gjitha aspektet e tjera. Së bashku me prokurorin, ideja ishte aksioni të realizohej bashkërisht në vendet e tjera, por për shkak të kësaj përpjekje për sabotim, ne e premë atë kanal dhe për fat të mirë gjithçka u përfundua me sukses”, tha Spasovski.

VMRO-DPMNE të hënën mbajti konferencë për media, kurse dje Mickoski doli në konferencë për media duke akuzuar qeverinë për lëshimin e pasaportave për kriminelët. Përderisa MPB-ja thotë se opozita donte të sabotonte hetimin, VMRO-DPMNE pretendon se po të mos ishin ata, qeveria nuk do të kishte ndërmarrë asgjë.

“Po të mos ishte brifingu i VMRO-DPMNE-së dhe po të mos kishim dalë sot në publik, nuk do të ishin zgjuar nga gjumi dimëror. Nëse e kanë zbatuar për një vit, do ta kishin zbatuar, dhe jo të arrestotnin disa zyrtar. Mos më bindni që zyrtari që fotografon ose ai që ka marrë shenjat e gishtërinjve e dinte kush ishin këta njerëz”, tha Mickoski.

Herën e fundit që publiku dëgjoi për një rast të tillë ishte kur në Ukrainë u arrestua malazezi Stefan Gjukiq, anëtar i klanit të Tivaerit, me pasaportë maqedonase me emrin Gjergji Kace, mbase maqedonas nga Liqenasi, Shqipëri. Ai nuk kishte pas ide se identiteti i tij ishte vjedhur dhe vendosur nën fotografinë e mafiozit malazez në pasaportën “maqedonase”.

Më parë, Jovan Vukotiq, udhëheqësi i klanit Skaljarski, u dënua në Serbi me 15 muaj burg për falsifikim të një dokumenti. Ai kishte përdorur pasaportë të Maqedonisë me foto të tij, por nën emrin Gjorgji Andonov.

Në tetor 2017, ish-shefi i akuzuar i Drejtorisë së pestë në MPB u arratis me pasaportën e Vlladimir Varellov, operatorit kryesor në përgjimin e paligjshëm, i cili kaloi një dënim me kusht në çështjen “Fortesa-Target”.

Një nga të falurit nga bashkëpunëtorët e akuzuar më të afërt të regjimit të VMRO-DPMNE, nga Gjorge Ivanov, është pikërisht Goran Grujevski me identitetin e vjedhur nga një pasaportë në MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button