fbpx

U gjet mi në përzierjet e perimeve të ngrira, AUV tërhoqi produktin nga marketet KAM

Pas komenteve që qarkulluan në rrjetet sociale këtë fundjavë në lidhje me fotografitë e një burri nga Manastiri, i cili bleu përzierje perimesh të ngrira ku kishte gjetur një mi të ngordhur në to, Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) njoftoi sot se: “Për shkak të dyshimit të ndotjes fizike (prania i një trupi të huaj – mi) në përzierje perimesh të ngrira” Sani fantasy – Imperial mix”, me origjinë nga Republika e Serbisë, importuar nga KAM DOOEL, është lëshuar ndalim për qarkullimin e këtij produkti dhe tërheqjen e tij nga raftet e marketeve KAM në të gjithë vendin, transmeton Portalb.mk.

Nga AUV njoftojnë se i është lëshuar urdhër operatorit të ushqimit të kryejë inspektimin e tij të secilës seri / pjesë të këtij produkti, në të gjitha marketet ku është plasuar ky produkt. Drejtori i AUV-së, Nikolle Babovski, njoftoi se do të kryhen inspektime të jashtëzakonshme dhe do të kontrollojë nëse sasitë e vendosura të këtij produkti janë tërhequr nga rrjeti i shitjes me pakicë.

“Do të kryhen edhe ekzaminime organoleptike të mostrave të caktuara nga secila seri / pjesë e këtij produkti. Mostrat për kontrollin e kritereve të sigurisë së produktit mikrobiologjik do të dërgohen për provë laboratorike. AUV informon konsumatorët, nëse kanë blerë një produkt të tillë, ta hapin dhe inspektojnë me kujdes para konsumit dhe nëse përcaktojnë praninë e trupave të huaj, të kthejnë të njëjtin produkt në vendin e blerjes dhe ta informojnë AUV-në”, apelon AUV.

Ata shtojnë se për këtë rast, i cili u publikua këtë fundjavë në rrjetet sociale, në Agjenci nuk është dorëzuar asnjë ankesë dhe se AUV, si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit, bën thirrje që raste të tilla në vend se në rrjetet sociale të raportohen tek autoritetet në vend. Ata kujtojnë se qytetarët mund të raportojnë çdo mospërputhje në lidhje me sigurinë ushqimore në AUV personalisht, me shkrim, në mënyrë elektronike në info@fva.gov.mk dhe në linjë falas telefonike për konsumatorët 0800 3 22 22.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button