RMV, një tren ka shkelur një djalë afër Velesit

Një tren, i cili qarkullon në relacionin Gjevgjeli – Shkup, sot rreth orës 11:40 në Veles, para urës së re “Gemixhii”, ka shkelur një djalë 21-vjeçar, transmeton MIA.

Nga Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore, siç informoi dr. Vasilka Panovska Pop Stefanova, ekipi i tyre është thirrur në vendin e ngjarjes në ora 11:40 dhe për fat të keq vetëm e ka konstatiuar vdekjen te T.I. (21) nga Velesi.

Sipas informatave të para të dëshmitarëve, djali vet ka kërcyer dhe ka kryer vetvrasje.

“Për shkak të ngjarjes, tani dy orë komunikacioni në qytet është i bllokuar, pasi treni e ka bllokuar vendkalimin te Ura e re”, informojnë nga SBP Veles.

Ekipe të SPB Veles dhe prokurori publik po kryjnë ekspertizë në vendin e ngjarjes, informoi zëdhënësi Veroljub Dodevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button