Rrugët Ballkanike për në BE: Shqipëria, me gjemba, por pa mëdyshje

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova

Pak njerëz kujtojnë sot se Shqipëria është vendi i parë, nga rajoni i sotëm që quhet Ballkani Perëndimor, nënshkroi një marrëveshje me BE-në, qysh në vitin 1992. Ajo që seriozisht e ngadalësoi progresin drejt BE-së dhe mbi të gjitha – zhvillimin e mëtejshëm demokratik të vendit, ishin trazirat në vitin 1997, të cilat rezultuan në plaçkitjen e arsenaleve të armëve dhe municioneve, si dhe shuma të mëdha parash të shtetit.

Shqipëria filloi negociatat për Marrëveshjen e stabilizimit dhe asocimit në vitin 2003, ndërsa ajo u nënshkrua në vitin 2006. Viti 2009 ishte vit i sukseseve – Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, MSA hyri në fuqi, ndërsa vendi aplikoi për anëtarësim në BE. Liberalizimin e vizave e fitoi në vitin 2010, por qysh atëherë numri i azilkërkuesve është bërë një nga kushtet për progres të mëtejshëm, i cili monitorohet vazhdimisht.

Rruga e Shqipërisë drejt BE-së u karakterizua më pas nga kushtëzimi gjithnjë e më i fortë në çdo hap tjetër. Dymbëdhjetë prioritete kryesore në vitin 2012, përpara se të bëhet kandidat në vitin 2014, pesë prioritete kryesore për fillimin e negociatave, planet aksionare, dialogë… Sidoqoftë, prapa këtyre pikave qëndronin kërkesat për reforma thelbësore, madje edhe për mënyrat se si duhej t’i kryej Shqipëria. Kjo veçanërisht i referohet reformës për të cilën Shqipëria njihet më mirë në rajon – vetingu i gjyqësorit, si i vetmi proces deri më tani me shtrirje të tillë. Për të, Komisioni i Venecias dha mendimin se është i domosdoshëm dhe nevojshëm për Shqipërinë në kushtet specifike dhe për të parandaluar korrupsionin, por vetëm si “të jashtëzakonshme dhe të përkohshëm”.

Procesi, i cili filloi zyrtarisht me ndryshimet kushtetuese në 2016, ishte jashtëzakonisht kompleks dhe u shoqërua nga shumë polemika dhe i mbështetur drejtpërdrejt nga bashkësia ndërkombëtare. Ai përfshiu ngritjen e një numri organesh për veting të gjyqtarëve, prokurorëve publik dhe të tjerët në poste të larta në gjyqësor. Secili prej tyre duhej të kalojë nëpër një proces të vlerësimit të tre përbërësve – pronën, “historikun” dhe ekspertizën. Gjatë vetingut, Shqipëria mbeti praktikisht pa organet më të larta gjyqësore – Gjykatën kushtetuese dhe Gjykatën e lartë, kurse procesi pati pasoja serioze për efikasitetin e gjyqësorit, e cila është e kuptueshme kur rreth 60% e të vlerësuarve ose nuk e kaluan vetingun ose dhanë dorëheqjen vetë. Megjithëse ky proces është larg nga përfundimi i plotë, rezultatet e para pozitive po afrohen. Tani edhe Gjykata kushtetuese ashtu edhe Gjykata e lartë janë funksionale (megjithëse jo me të gjithë gjyqtarët e zgjedhur), ndërsa ato u përmendën si kusht i qartë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Varhejl - Rama
Varhejl – Rama

Këto rezultate, si dhe ato për katër kushtet e tjera, ishin baza që Komisioni Evropian të deklarojë kohët e fundit se Shqipëria kishte përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare. Këto ishin: reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR, përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndryshimi i ligjit të medias dhe përballja me kërkesat për azil. Sidoqoftë, ky vlerësim i Komisionit në lidhje me vlerësimin e përmbushjes së kushteve ende nuk është konfirmuar në Këshillin e BE nga vendet anëtare.

Shqipëria po pret zgjedhjet parlamentare më 25 Prill të këtij viti. Pavarësisht nga fakti se shumë prej reformave që ju referuam më sipër duhej të ishin dhe ishin sjellë në përputhje midis pozitës dhe opozitës, marrëdhëniet midis tyre janë ende shumë të polarizuara. Kjo ndërlikohet më tej nga ndryshimet e njëanshme të qeverisë në Kodin Zgjedhor të Tetorit 2020, pas konsensusit ndër-partiak tashmë të arritur, mbështetur nga aktorët ndërkombëtarë. Sipas sondazheve të opinionit tani kryeson, Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës, por marrëveshja e marsit për koalicion pas-zgjedhor midis Partisë Demokratike të opozitës (Lulzim Basha) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (kryetare  Monika Kryemadhi, gruaja e presidentit aktual Ilir Meta) e bëjnë rezultatin më të pa sigurt. Sidoqoftë, mënyra se si do të zhvillohen zgjedhjet do të ndikojë sigurisht në vlerësimin që vendet anëtare të BE do ta japin për përmbushjen e kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare.

Pavarësisht nga rruga me gjemba, qytetarët shqiptarë kanë qëndruar vazhdimisht me mbështetjen më të lartë për anëtarësimin në BE – me deri në 86% të qytetarëve (sipas Barometrit të fundit të BE-së, nga viti 2020). Nga ana tjetër, politika e jashtme e Shqipërisë mburret me pajtueshmërinë 100% me pozicionet e BE mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë së vendit.

Pas zgjedhjeve në Shqipëri, mund të pritet aktualizimi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe veçanërisht çështja e “paketës” ose “ndarjes”. Pozicioni i Bullgarisë e ndërlikon më tej çështjen, veçanërisht duke pasur parasysh se kushti i vetëm që Bullgaria i ka vënë Shqipërisë është zbatimi i “të drejtave të pakicës Bullgare në Shqipëri”, përfshirë në regjistrim, duke përmendur në mënyrë të qartë fushat në të cilat pakica ka deklaruar deri më tani vetë maqedonas. Shqipëria përfshiu pakicën Bullgare në Ligjin mbi Pakicat Kombëtare në vitin 2017, në pritje të presidencës së Bullgarisë në BE 2018. Politika bullgare deri më tani “luan” qartë në përçarje midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe, mosmarrëveshja jo aq e njohur për kufirin ujor në Detit Jon midis Greqisë dhe Shqipërisë, në pëlqimin e tyre të ndërsjellë, është tashmë para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.

Sidoqoftë, rruga për në BE do të jetë e gjatë dhe komplekse si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut dhe e mbushur me shumë sfida – gjeostrategjike, politike, shoqërore … Do të jetë shumë më e dobishme për të dy vendet që të drejtojnë energjinë drejt bashkëpunimit konstruktiv shumë të nevojshme në të gjitha fushat dhe nga të gjitha subjektet, në vend të diskutimeve të pakuptimta shkurtpamëse – se cili vend do të jetë përpara në cilën prej shumë fazave të ardhshme të aderimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button