fbpx

Kurti opozitës: Zgjedhni, Vjosën presidente me 80 vota ose zgjedhje me 500 mijë vota për VV-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës të përcaktohen për zgjedhje të parakohshme parlamentare, apo për zgjedhjen e presidentit të vendit, transmeton Portalb.mk.

“.Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, paralajmëroi Kurti.

Ai theksoi që Lëvizja Vetëvendosje! është për zgjedhjen e Presidentes dhe nuk duan ta çojnë vendin në zgjedhje përsëri.

“Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje”, deklaroi Kurti.

Më 22 mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës me 67 vota “për” dhe 30 vota “kundër” nga 107 deputetët e pranishëm, ka votuar Qeverinë e re të Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, si kandidat e kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Formimi i Qeverisë erdhi pas formimit të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit, si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ndërkohë, nga 5 nëntori i vitit 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje, detyrë të cilën e ushtroi pastaj Vjosa Osmani, për të vazhduar tani Glauk Konjufca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button