RMV, policia vazhdoi të dënojë qytetarët për mosrespektimin e orës policore dhe për maska

Në periudhën prej shtatë orëve, në kuadër të orës policore të fundit, policia e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar 12 qytetarë që nuk respektojnë kufizimet e lëvizjes, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme raportoi që në 24 orët e fundit gjithashtu janë regjistruar edhe 409 raste të qytetarëve që nuk respektojnë përdorimin e maskës, si një masë kundër parandalimit të shpërndarjes së virusit Kovdi-19.

Në Maqedoninë e Veriut masë për parandalimin e shpërndarjes së këtij virusi është edhe ora policore, e cila zgjat prej 22:00 në mbrëmje deri të nesërmen ora 05:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button