RMV, sot do të fillojnë ndeshjet e javës së XXV-të, derbi shqiptar zhvillohet nesër

Në Maqedoninë e Veriut sot do të fillojë java e XXV-të në Ligën e parë të futbollit përmes ndeshjes ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe Akademija Pandevit, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja e sotme, sikurse edhe ndeshjet tjera që do të zhvillohen nesër, do të fillojnë nga ora 15:00. Të dielën do të zhvillohen edhe pesë ndeshje tjera:

Shkupi – Renova

Shkëndija – Sileks

Struga Trim&Lum –  Bellasica

Pelister – Vardar

Rabotniçki – Borec

Pas 24 javëve të zhvilluara në Ligën e Parë të futbollit, në krye të tabelës gjendet Shkëndija me 53 pikë, Shkupi 46 pikë, Makedonija Gj.P. 41 pikë dhe Struga Trim&Lum me 34 pikë, ndërsa Renova gjendet në vendin e parafundit me 24 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button