Pendarovski angazhoi ushtrinë për gjendjen e krizës, Spasovski thotë se situata në kufirin jugor është e qëndrueshme

Gjendja e sigurisë në kufirin me Greqinë dhe pikën kufitare të Dojranit është e qetë dhe e stabile. Situata është nën kontroll dhe nuk ka ndonjë sfidë më serioze as me migrimin, as me rrezikimin e sigurisë së vendit tonë, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski pas vizitës së sotme në ndërtesën e riparuar të Repartit të Policisë Dojran, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë pasi Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje solli vendim për të vazhduar gjendjen e krizës edhe për 30 ditë, presidenti Stevo Pendarovski ka vendosur ta angazhojë sërish ushtrinë për këtë qëllim.

“Presidenti Stevo Pendarovski ka sjellë vendim për angazhim të Armatës, e cila bashkë me policinë kufitare, do të sigurojë kufirin jugor dhe verior”, njofton Kabineti i presidentit, Stevo Pendarovski

Në lidhje me migracionin e paligjshëm, Spasovski theksoi se sipas vlerësimeve të kolegëve nga BE-ja, vendi ynë nuk është rrugë tërheqëse për migrantët.

“Kjo do të thotë që shërbimet e policisë dhe ushtrisë bëjnë një punë të mirë në drejtim të zbulimit dhe parandalimit të hyrjes së migrantëve. Qytetarët mund të jenë të sigurt, të qetë dhe të mbrojtur, pasi po ndërmerren të gjitha aktivitetet në një nivel shumë të lartë”, tha Spasovski.

Me ardhjen e motit më të ngrohtë dhe gjatë pranverës, tha Spasovski, çdo vit kemi rritje të fluksit të migrantëve, por tani për tani ka një rritje shumë e vogël, pasi lëvizja e tyre është e vështirë për shkak të masave kovid.

“Është për tu theksuar se në zonën n[ Star Dojran kemi përpjekje shumë të vogël për kalimin e paligjshëm të migrantëve, pasi përpiqen ta shmangin këtë zonë për shkak të terrenit të keq. Sidoqoftë, kemi aktivitet të mirë tpërfshirës, të gjitha objektet janë përqendruar në mbikëqyrjen e kufijve të të gjithë kësaj zone. Bashkëpunimi me kolegët, jo vetëm nga Greqia dhe i gjithë rajoni është në një nivel të lartë dhe janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet”, tha Spasvoski.

Sipas Spasovskit,  po punohet në mënyrë aktive në zbulimin e kontrabandës së migrantëve.

“Në periudhën nga shtatori deri në dhjetor, janë shpërndar dy grupe të mëdha kriminale, të cilat punonin me kontrabandën e migrantëve. Do të vazhdojmë me prioritete kyçe në punën në vitin 2021”, theksoi Spasovski.

Ministri Spasovski theksoi se pas më shumë se 40 vjetësh është bërë sanimi dhe rindërtimi i objektit tëRepartit të Policisë Dojran, ku me mjete financiare nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme struktura e çatisë është ndryshuar plotësisht, është bërë fasadë termike, të gjitha dritaret dhe dyert janë ndryshuar, janë riparuar tualetet dhe zyrat dhe është vendosur sistem i ri ngrohjeje.

“Do të vazhdojmë në mënyrë aktive të përmirësojmë kushtet e punës së zyrtarëve të policisë. Ky është objekti i 54 që jemi duke e riparuar plotësisht dhe aktualisht jemi duke punuar në katër objekte të tjera në Kumanovë, Resnjë, Mavrovë-Rostushë dhe një objekt në kazermën Ilinden për nevojat e njësitit Tigrat”, tha Spasovski.

Kryetari i Komunës së Dojranit, Ango Angov tha se pas 40 vjetësh kjo ndërtesë merr një pamje të re – efikase në energji që plotëson të gjitha kushtet për punën e policëve, dhe theksoi se biseduan me Ministrin për të thelluar bashkëpunimin.

“Biseduam për të përmbushur nevojat e qytetarëve dhe mundësinë e hapjes së një stacioni bazë këtu për lëshimin e dokumenteve personale për qytetarët, të cilat do të jenë të një rëndësie të veçantë. Shpresoj që me Ministrin t’i kapërcejmë të gjitha ato probleme dhe të punojmë në shërbim të qytetarëve”, tha Angov.

Në kuadër të vizitës së sotme, Spasovski do të vizitojë gjithashtu stacionet policore në Bogdanc dhe vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button