RMV, përfundoi gjendja e krizës për mbrojtje nga migrimi i paligjshëm, Kuvendi nuk arriti ta vazhdojë

Mbrëmë në mesnatë, praktikisht, përfundoi gjendja e krizës në kufirin jugor dhe verior, e cila tashmë disa vite vazhdohet për shkak të situatës me migrantët, ndërsa kohët e fundit edhe për shkak të rreziqeve shëndetësore që bart migrimi i paligjshëm, marrë parasysh pandeminë Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Deri dje, Kuvendi nuk arriti të marrë vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për periudhën nga 1 prilli deri më 30 shtator të këtij viti.

Duke informuar për atë se nuk është arritur asnjë marrëveshje për vënien në procedurë të ndryshimeve në Ligjin e regjistrim, kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi tha se nuk është arritur asnjë marrëveshje midis partive politike dhe as për votimin e projektvendimit për zgjatjen e krizës, pas propozimit të qeverisë dhe pas rekomandimit të Komitetit për Menaxhim me Kriza.

Projektvendimi për situatën e krizës është një nga pikat që  koalicioni Aleanca- Alternativ e bllokojnë me amendamente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button