Brazili shënoi muajin më vdekjeprurës nga koronavirusi

Brazili shënoi muajin më vdekjeprurës nga koronavirusi në mars, tregojnë shifrat zyrtare.

Rreth 66,570 njerëz vdiqën, apo dyfish më shumë se rekordi i mëparshëm i regjistruar në korrik, transmeton REL.

Të mërkurën, ky vend regjistroi edhe një tjetër rekord ditor të viktimave nga koronavirusi: 3,869. Shifra theu rekordin e një ditë më herët prej 3,780.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Brazil tani është mbi 321,000.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë më shumë: mbi 552,000.

Ekspertët shëndetësorë në Brazil thonë se rritja e infeksioneve në javët e fundit dyshohet se është shkaktuar nga një variant lokal i koronavirusit, i njohur si P1.

Ky variant shumë i transmetueshëm ka riinfektuar edhe njerëz që kanë pasur llojin origjinal.

Rritja e rasteve ka çuar sistemin shëndetësor të Brazilit në prag të kolapsit.

P1 është identifikuar edhe në disa vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Gjermaninë, duke rritur shqetësimet për efikasitetin e disa vaksinave.

Koronavirusi ka prekur mbi 128 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 2.8 milionë kanë vdekur dhe mbi 73 milionë janë shëruar, tregojnë të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button