Grupi “The Moonage” nga Shkupi së shpejti dhe me këngë të dytë (VIDEO)

Rok grupi “The Moonage” nga Shkupi  i themeluar para pak vitesh, dalëngadalë po i bashkëngjitet skenës së muzikës. “The Moonage” para një jave publikuan këngën e tyre të parë në gjuhën angleze të cilën e kanë shkruar dhe kompozuar vetë. Në intervistë për Portalb ata bënë të ditur se pas 3 muajsh do të publikohet edhe kënga e tyre e dytë, e më tej në planet e tyre ishte edhe një album.

Meriton Tusha, Jon Bela, Butrin Bela, Dragan Andonovski

Nga kush përbëhet grupi “The Moonage”?

Grupi përbëhet nga Jon Bela – kitarist, Meriton Tusha – kitarist,  Butrin Bela – basist dhe Dragan Andonovski- baterist.

 

 

Meriton Tusha

Si erdhi deri te formimi i këtij grupi dhe emërtimi  “The Moonage”?

Bendi jonë ishte projekt i shkollës së rokut në Shkup me producent Valentino Skenderovskin. Projekti shkoi shumë mirë dhe pastaj e morëm më seriozisht, e lancuam këngën tonë të parë. Së shpejti do të vijmë edhe me albumin tonë të parë.

 

 

Grupi “The Moonage”

Para pak ditësh keni publikuar këngën tuaj të parë, a jeni të kënaqur nga komentet dhe reagimet e njerëzve?

Këngën e kemi lancuar para një jave dhe reagimet kanë qenë shumë të mira dhe shumë pozitive. Realisht, nuk i kemi pritur kaq shumë sepse kënga ka qenë pak më ndryshe nga ajo që është e njohur ditëve të sodit.

 

Butrin Bela

A mendoni se në Maqedoninë e Veriut do të vlerësohen këngët tuaja në gjuhën angleze dhe do të keni përfitime financiare?

Do të shohim për përfitimet financiare pasi që zhanri i tillë zakonisht nuk financohet por, producenti Valentino Skenderovski na ka mundësuar ta realizojmë këtë projekt dhe së shpejti edhe albumin. Audienca është e vogël në vendin tonë por, besoj që kërkohet nga të rinjtë.              

 

Jon Bela

Cilat janë planet e ardhshme të grupit tuaj?

Njëherë për njëherë duam ta shijojmë këngën që e kemi lançuar dhe besoj që brenda tre muajve do ta lançojmë këngën tjetër me videoklip. Detajet besoj që më vonë do t’jua tregojmë edhe juve dhe mbas asaj besojmë që edhe albumin do ta plasojmë.

 

“The Moonage”

        Çfarë mesazhi mund të jepni për të rinjtë?

Mesazhi i bendit tonë për të gjithë të rinjtë është që të shkojnë pas pasioneve të tyre t’i realizojnë dëshirat e tyre pa marrë parasysh rrethit dhe shoqërisë. Nuk duhet të lejmë që shoqëria t’i influencojë dëshirat tona.

 

Grupi “The Moonage” është rok grupi më i ri shqiptar dhe ajo që e bën të veçantë këtë grup është këndimi i tyre në gjuhën angleze që ndoshta do të bëjë të fitojnë edhe audiencë ndërkombëtare.

Intervista të tjera të realizuara nga Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button