Dha dorëheqje kryeministri sllovak, Igor Matoviç

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç, dha dorëheqje sot, duke i hapur rrugë formimit të një qeverie të re, shkruan REL.

Kriza politike nisi para një muaji për shkak të përdorimit ose jo të vaksinës ruse kundër koronavirusit.

Presidentja sllovake, Zuzana Caputova, emëroi ministrin e Financave, Eduard Heger, si kryeministër të ri.

Heger është koleg i Matoviçit në partinë OLANO dhe një aleat i besueshëm i tij.

Të katër partitë e koalicionit qeveritar u pajtuan të marrin pjesë në kabinetin e ri, me Hegerin në krye.

Matoviç, i emëruar kryeministër vitin e kaluar, do të marrë portofolin e financave.

Matoviç ka porositur më herët doza të vaksinës ruse kundër koronavirusit, por partnerët e koalicionit e kanë kundërshtuar një veprim të tillë, pasi vaksina Sputnik V nuk është miratuar për përdorim në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button