fbpx

PayPal lançon pagesat përmes Bitcoin, Ethereum dhe Litecoin

Një manovër e cila pritej prej kohësh erdhi ditën e sotme ku PayPal vendosi që të pranojë kriptomonedha si formë pagese, raporton PCW. Aplikacioni shumë popullor tashmë do të ketë një opsion të ri nga dita e sotme për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara për të paguar në kriptomonedha.

Në Nëntor të vitit të kaluar kompania ofroi mundësinë për përdoruesit në SHBA të blejnë dhe shesin kriptomonedha direkt nga llogaritë e tyre. Me opsionin e ri “Checkout with Crypto” përdoruesit menjëherë mund të konvertojnë kriptomonedhat e tyre Bitcoin, Ethereum, Litecoin, ose Bitcoin Cash në dollarë Amerikanë për të përfunduar një transaksion.

Nëse një tregtar apo dyqan online nuk pranon në dollarë Amerikanë atëherë aplikacioni i konverton në monedhën lokale bazuar në kursin e këmbimit të PayPal. Funksioni shfaqet automatikisht në një portofol PayPal nëse një përdorues ka sasi të mjaftueshme kriptomonedhash për të realizuar një transaksion apo blerje.

Megjithatë PayPal nuk është i pari që ofron mundësinë e pagesave me kriptomonedha. Në 2018-ën konkurrenti Square lançoi mbështetjen për Bitcoin. Megjithatë është i një rëndësie të veçantë nisur nga popullariteti që PayPal. Javën e kaluar raportoi 377 milionë llogari aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button