RMV, vendimet e sotme të Qeverisë për regjistrimin, tri autostradat e reja, financimin e kompanive dhe çështje tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 59-të miratoi propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim, për t’u proceduar pastaj në Kuvendi, transmeton Portalb.mk.

Raportohet që në ndryshimet e propozuara, regjistrimi planifikohet të realizohet në shtator të vitit 2021, ndërkohë të vazhdojë regjistrimi i diasporës deri në fund të regjistrimit në shtator.

Informacioni për gjendjen e realizimit ë masave ekonomike për menaxhimin e Kovid-19 u shqyrtuan dhe miratuan, pas prezantimit të Ministrisë së Financave. Kështu, Qeveria miratoi propozim-ligin dhe e dërgoi në Kuvend, përmes së cilës planifikohet mbështetja financiare e kompanive pas marrëveshjes ndërmjet Bashkës për investime evropiane dhe Bankës për zhvillim në Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 100 milionë euro.

Përmes programit për menaxhimin e Kovid-19, RMV-ja do të mbështetë kombinatin e duhanit me 100 milionë denarë, ashtu që deri më 10 dhjetor të këtij viti këta mjete të kthehen në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut. Qeveria vendosi për propozim-ligjin për mbështetje financiare në dobi të prodhuesve të rrushit.
Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Bechtel & Enka dhe Qeverisë së RMV-së, planifikon ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar-Bukojcan, Trebenishta-Struga-Qafë Thanë nga korridori 8 dhe pjesës së autostradës Prilep-Manastir nga korridori 10.

Për prodhimin e energjisë rinovuese – fotovoltaike në fuqi prej 10MW, vendosi të jep të drejtën e shfrytëzimit të pronës së RMV-së në Makedonski Brod shoqatës për ndërtimin dhe menaxhimin e centraleve elektrike SPH-MB –Shkup.

Me vendim të Qeverisë, do të themelohet Qendra informative-kulturore e RMV-ë në Zagreb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button