fbpx

“Ngrohja globale mund të kushtojë 30 trilionë dollarë në vit deri në vitin 2075”

Rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga Instituti i Politikave të Universitetit të New York-ut me 738 ekonomistë që jetojnë në vende të ndryshme dhe që janë ekspertë në fushën e ndryshimit të klimës u publikuan me punimin e titulluar “Konsensusi Ekonomik në Ndryshimin e Klimës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas studimit të fundit të zhvilluar në vitin 2015 u rritën shqetësimet e ekonomistëve në lidhje me kostot e ndryshimit të klimës.

Rreth 74 për qind e ekonomistëve të anketuar thanë se kërkohet veprim urgjent dhe efektiv për të zvogëluar emetimet. Ndërsa 89 për qind e ekonomistëve theksuan se ndryshimi i klimës do të përkeqësojë pabarazinë në të ardhurat mes vendeve dhe 70 për qind deklaruan se me ngrohjen e planetit do të rritet pabarazia brenda vendeve.

Sipas studimit, 76 për qind e pjesëmarrësve parashikuan se ndryshimi i klimës do të ndikojë negativisht në ritmin e rritjes së ekonomisë globale si dhe në dëmtimin e saj ekonomik.

Ekonomistët ranë dakord se dëmi i parashikuar ekonomik i shkaktuar nga ndryshimi i klimës do të arrijë në 1.7 trilionë dollarë në vit deri në vitin 2025 dhe rreth 30 trilionë dollarë në vit deri në vitin 2075.

Rreth 70 për qind e ekonomistëve pjesëmarrës në hulumtim theksuan se përfitimet e arritjes së synimit neto të emetimit zero deri kah mesi i shekullit do të ishin më shumë se kostoja e kërkuar për të arritur këtë objektiv.

Rezultatet tregojnë se 65 për qind e pjesëmarrësve parashikuan që kostot e para në teknologjitë e energjisë së erës dhe energjisë diellore në vitet e fundit do të ulen në mënyrë të ngjashme edhe në teknologjitë e tjera të energjisë së pastër.

Drejtori i Strategjisë i Institutit të Politikave të Universitetit të New York-ut, Derek Syvlan tha se shumica e ekonomistëve mbështesin uljen e shpejtë të emisioneve, “Gjithashtu ekonomistët janë optimistë për rënien e vazhdueshme të kostove të teknologjive themelore. Ekziston një konsensus i qartë midis këtyre ekspertëve se ruajtja e ‘status quo’-së do të kushtojë shumë më tepër sesa transformimi i energjisë në shkallë të gjerë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button