fbpx

Kurti mori dozën e parë të vaksinës: S’po e shfrytëzoj si privilegj, po i inkurajoj qytetarët

Kryeministri Albin Kurti është i pari i cili e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID, raporton Koha.net. Vaksinimi është kryer në sallën “1 tetori” në kryeqytet.

Ai ka thënë si kryeministër i Kosovës nuk ka shkuar që të shfrytëzoje privilegjin që të vaksinohet i pari por të inkurajojë qytetarët që të vaksinohen.

“Dua t’i inkurajoj të gjithë që të vaksinohen. Vaksinimi është i nevojshëm meqenëse përballemi me pandemi. Zgjidhja është vaksinimi. I lus të gjithë që t’i respektojnë masat. I falënderoj të gjithë punëtorët shëndetësorë. Fillojmë me personelin shëndetësor dhe të moshuarit për të vazhduar edhe me të tjerët”, ka thënë ai.

Pas tij, janë vaksinuar edhe disa persona të moshuar.

Të dielën kanë mbërritur 24.000 doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se pavarësisht posedimit të vaksinës, qytetarët duhet vazhduar t’i respektojnë masat ngase pandemia do vazhdojë të ekzistojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button