Reagoi Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pas marrëveshjes ndërmjet Zaevit dhe Mickoskit

Dy partitë opozitare shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kanë reaguar pas marrëveshjes politike ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeopozitarit Hristijn Mickoski për anulimin e regjistrimit, transmeton Portalb.mk.

“Zoran Zaev vetë e konfirmoi se vendimin për anulimin e regjistrimit ia ka kumtuar Ahmetit vetëm përmes telefonit dhe se nuk e ka pyetur për qëndrim. Ndërkohë Mickoski e quajti atë vetëm kuantitet dhe jo kualitet”, deklarojnë nga opozita shqiptare, duke theksuar se me këtë Ahmeti edhe një herë nënçmoi votuesit dhe gjithë shqiptarët.

“Në këtë mënyrë, nga një parti që hyri në qeveri duke mashtruar me “kryeministrin shqiptar”, BDI sot u shndërrua në parti që u bën dëm tjetër shqiptarëve, kësaj radhe përmes shtyrjes së regjistrimit.

Sidoqoftë, ia bëjmë me dije Zaevit, Mickoskit dhe Ahmetit, që edhe nëse ata arrijnë që  përmes numrave të na mbivotojnë dhe ta shtyjnë regjistrimin, ata nuk do të arrijnë kurrë që ta ulin numrin dhe përqindjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklarojnë nga opozita.

Opozita paralajmëroi që aktivistët e tyre do të vazhdojnë të jenë në gatishmëri për regjistrimin, në momentin që do të fillojë, duke vlerësuar që ky veprim është një pasojë e mungesës së vullnetit të për zgjidhjen e problemit për furnizimin e qytetarëve me shtetësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button