Qeveria e RMV-së: Është dezinformatë se janë vaksinuar ministra kundër covid-19

Mëngjesin e sotëm Qeveria demantoi informacionin, të cilin e shpërndau deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Antonio Miloshoski, i cili ka të bëjë me vaksinimin kundër kovid-19 të disa prej ministrave në Qeveri, transmeton Portalb.mk.

“Demantojmë fuqishëm, nuk ekziston asnjë vaksinim i ministrave! I bëjmë thirrje deputetit dhe portaleve që përhapin këtë dezinformim të rëndë të heqin dorë nga manipulimet me popullsinë në këto momente të gjendjes së vështirë shëndetësore në vend”, thuhet në njoftimin në llogarinë zyrtare në Twitter të zëdhënësit të qeverisë.

Informacionin e demantoi edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

“Deputeti Antonio Milososki, i cili etablohej si burim kryesor i lajmeve të rreme, po shpërndan përsëri gënjeshtra. Në tërësi i demantoj informacionet se jam vaksinuar, nuk më shkon ndërmend të abuzoj me pozicionin. Kërkoj nga Miloshoski që menjëherë të kërkojë falje për gënjeshtrën, përveç manipulimeve, asgjë tjetër nuk mund të pritet nga opozita”, shkroi Carovska në profilin e saj në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button