Sot do të zhvillohet takim komemorativ për nder të jetës dhe veprës së aktorit Luran Ahmeti

Teatri Shqiptar në Shkup, sot do të realizojë takim komemorativ për nder të jetës dhe veprës së aktorit Luran Ahmeti, transmeton Portalb.mk.

Takimi do të zhvillohet në orën 14:00, në objektin e Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Përndryshe, Luran Ahmeti, ndërroi jetë më 25 mars 2021 në moshën 46 vjeçare. Ai ndërroi jetë pas komplikimeve të shkaktuara nga virusi korona, pas disa ditësh i shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup.

Ahmeti është i njohur për rolet e shumta në skenën e teatrit, si dhe rolet e ndryshme në filma, si ato vendore dhe ndërkombëtare.

LEXO: Ndërroi jetë aktori Luran Ahmeti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button