fbpx

Shteti me 9 milionë banorë e me 500 mjekë, spitalet kthejnë mbrapsht pacientët me COVID-19

Spitalet në Ishullin Paqësor, Papa Guineja e Re, janë aq të mbingarkuara këto ditë sa kanë nisur t’i kthejnë mbrapsht pacientët me COVID-19. Kjo po ndodh për shkak se në këtë shtet i cili ka rreth 9 milionë banorë, janë vetëm 500 mjekë, transmeton Koha.net.

Ndonëse deri në fund të muajit shkurt Papa Guineja e Re kishte vetëm, 1.275 raste me koronavirus, shifrat janë rritur dukshëm në muajin e fundit, duke arritur në 4.660, shkruan CNN.

Shëndetësia në këtë vend po cilësohet si shumë e brishtë pasi vetëm 500 mjekë janë në dispozicion të 9 milionë banorëve, duke rrezikuar kështu sistemin shëndetësor drejt kolapsit meqë shumë njerëz nuk po arrijnë të marrin shërbime shëndetësore për COVID-19.

“Kriza shëndetësore e Papa Guinesë së Re tani ka arritur nivelin që kishim frikë se do të ndodhte një vit më parë, me një rritje të rasteve,” ka thënë studiuesja e Amnesty International në Paqësor, Kate Schuetze.

Rasti i parë me COVID-19 në këtë shtet ishte paraqitur më 20 mars të vitit të kaluar dhe qeveria menjëherë kishte vendosur masa rigoroze për ta parandaluar përhapjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button