Anëtarësimi në NATO nuk është garanci se nuk do të përballeshim me sfida, tha Pendarovski

Rruga e anëtarësimit në NATO ishte e gjatë dhe e vështirë, pritëm 20 vite, më shumë se të gjithë kandidatët në historinë e kësaj organizate, por edhe përkundër të gjithë anulimeve ne nuk u dorëzuam sepse kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë qëllimi ynë strategjik nga pavarësia deri sot, tha presidenti Stevo Pendarovski sot në shënimin e përvjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, tha ai, ishim të vetëdijshëm se anëtarësimin në NATO nuk është garanci se nuk do të përballeshim me sfida, për shkak se ata janë të pashmangshme për secilin shtet në botë, megjithatë, anëtarësia është garanci se kur do të përballemi me sfida, nuk do të jemi vetëm.

“Viti jonë I parë si anëtarë të NATO e konfirmoi pikërisht këtë. Pandemia e cila filloi si krizë shëndetësore shpejt u shndërrua edhe krizë ekonomiko sociale dhe ekonomike. Ne dhe e gjithë bota duruam humbje të njerëzve dhe dëme materiale. Ende është herët për tu parë të gjitha pasojat e kësaj krize. Mirëpo një gjë është e dukshme. E gjithë bota jeton në një epokë të paparashikueshme” tha Pendarovski.

Presidenti shtoi se bota ditëve të sodit në botë nuk ndryshojnë vetëm numrat dhe intenziteti, por edhe karakteret e rreziqeve të sigurisë dhe kërcënimeve hibride të cilat janë shumë komplekse për tu menaxhuar edhe për shtetet më të fuqishme, pikërisht kjo edhe është përparësi e anëtarësimit në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button