Situata në spitalet e RMV-së është alarmante, numri i pacientëve të hospitalizuar rritet çdo ditë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë

Sistemi shëndetësor në vend aktualisht po përballet me sfidën më të madhe deri tani, situata në spitale është alarmante, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë pas koordinimit të sotëm të ministrit Venko Filipçe me drejtorët e qendrave Kovid-19 në Shkup. Nga atje shtojnë se po mbushen edhe repartet e reja të hapura për hospitalizimin e Kovid pacientëve, në të njëjtën kohë spitalet janë të hapura për të sëmurit të cilët kanë probleme urgjente shëndetësore dhe ju nevojitet intervenim mjekësor, për të sëmurit kronik të cilëve gjendja ju përkeqësohet dhe për vizita të të sëmurëve të cilët duhet të kontrollohen në mënyrë të rregullt, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Të punësuarit në spitale japin shumë mund për tu kujdesur për të gjithë pacientët. Sistemi shëndetësorë po e bën atë që asnjëherë më herët nuk e ka punuar, i përballur me një numër të madh të pacientëve në gjendje të rëndë, të sëmurë të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore, numri i të cilëve po rritet nga ora në orë. Ministri i Shëndetësisë, së bashku me drejtorët e spitaleve, mjekët dhe personelin mjekësorë, bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që pacientët të ndjehen mirë” kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Me numrin e djeshëm, numri i përgjithshëm i pacientëve të sëmurë me Kovid-19 të cilët mjekohen në repartet infektive në vend është 1.537. Deri tani nga virusi korona kanë humbur jetën 3.607 pacientë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button