fbpx

Pendarovski priti në takim admiralin Burk: Maqedonia e Veriut edhe në të ardhmen do të marrë pjesë aktive në misionin e KFOR-it në Kosovë

Presidenti Stevo Pendarovski priti sot në takim komandantin e Komandës aleate të forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli, admiralin Robert Burk, i cili me delegacionin e NATO-s po viziton vendin tonë me rastin e shënimit të përvjetorit të parë të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, transmeton Portalb.mk.

Në takim u tha se raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s janë të nivelit jashtëzakonisht të lartë dhe u shkëmbyen mendime dhe informata për bashkëpunimin e vendit me Komandën aleate të forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli.

“Mbajtja e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit tonë paraqet interes kolektiv të të gjithëve. Maqedonia e Veriut është e gatshme të vazhdojë me reformat në mbrojtje dhe modernizimin e armatës, në pajtueshmëri me të gjithë standardet e NATO-s, të cilat mundësojnë njëkohësisht që shteti t’i projektojë dhe mbrojë interesat e saja vitale nacionale dhe ta përforcojë pozitën gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, theksoi Pendarovski.

Ai shtoi se vendi edhe në të ardhmen do të marrë pjesë aktive në misionin e KFOR-it në Kosovë, e cila është nën komandë direkte në Napoli dhe të sigurojë mbështetje logjistike dhe medicinale të Aleancës, përkatësisht të operacionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, ku është e paraparë edhe rritja e numrit të pjesëtarëve nga Maqedonia e Veriut.

Bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe pjesëmarrje në iniciativa rajonale të NATO-s dhe partneriteteve, të cilat do të përforconin stabilitetin në rajon dhe në të cilat vendi do të mund ta plasojë përvojën si anëtare e re e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button