Një izraelite ka shpikur sprej për hundët që pretendohet se vret 99.9% të viruseve

Një sprej për hundë, i cili pretendohet se vret 99.9% të grimcave virale ka filluar të prodhohet në Izrael, transmeton Portalb.mk.

“Spreji mund të parandalojë përhapjen e shumë koronavirusëve nëpër botë. Shpresojmë që spreji të shpëtojë shumë jetë në vendet që presin vaksina. Do të jetë i lirë dhe mund të përdoret në mënyrë parandaluese kundër çdo infeksioni viral të frymëmarrjes”, tha shpikësja e sprejit, Dr. Gili Regev.

Ajo thotë se spreji është treguar efektiv në laborator kundër një game të gjerë virusesh.

“Variantët e rinjë të koronavirusit nuk do të ndikojnë në efektivitetin e tij. I vret të gjitha viruset dhe të gjitha llojet”, tha Regev.

Duke e quajtur Enovid, dezinfektues për hundë, ajo shpjegoi se i njëjti krijon pengesë fizike në zgavrat e hundës për të ndaluar viruset, por edhe pengesë kimike nga oksidi i azotit, i cili njihet se ka veti antimikrobike.

“Për shkak të oksidit nitrik, ky është sprej i veçantë që jo vetëm ndalon viruset por edhe i vret ato”, tha Regev.

Izraeli është vendi i parë ku spreji do të shitet pasi të jetë aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa miratim për shitje ka marrë edhe në Zelandën e Re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button