13 vjet burg për Naser Eshtrefin për rastin në Gjorçe, Gjykata thotë se veprën e ka kryer me paramendim

Gjykata Penale e Shkupit sot e shpalli aktgjykimin për rigjykimin e rastit të vrasjes së maturantit Angel Petkovski më 19 maj të vitit 2014-të në Gjorçe Petrov. Këshilli Gjykues, në krye me gjykatësen, Dijana Gruevska – Ilievska, e dënoi të akuzuarin, Naser Eshtrefi me 13 vite burg, apo një më pak se në gjykimin e parë, kur ishte dënuar me 14, si fajtor për therjen me thikë të Petkovskit. Palët nuk janë të kënaqura, raporton Portalb.mk.

Gjykatësja, para se ta shpallë vendimin tha se e ka pasur shumë të rëndë që të miratojë vendim, pasi që bëhet fjalë për dy jetë të reja, prej të cilëve njëri e ka humbur, a tjetrit i është ndaluar me mbajtjen e dënimit.

Gjykatësja e tregoi versionin e ngjarjes, gjegjësisht i njëjti përputhet me versionin e Prokurorisë dhe të dëshmitarit dhe babait të Angelit, Sasho Petkovski.

Sipas gjykatës, ngjarja e cila ka përfunduar tragjikisht ka filluar pasi që Naseri ka hyrë në shtëpinë e Sasho PetkovskitGjorçe Petrov dhe e ka vjedhur një biçikletë në sy të tij dhe djalit të tij Angelit dhe është larguar. Ata, sipas gjykatës, i janë vënë pas dhe kanë shkuar që ta presin Naserin te ura ku kalon lumi Vardar, gjegjësisht në afërsi të Spitalit të Syve, në Gjorçe Petrov. Atje janë takuar me Naserit, Angeli i ka thënë babait të tij ky është vjedhësi i biçikletës, ndërkaq kur e ka pyetur Sasho Naserin se a e ke vjedhur ti biçikletën, sipas Gjykatës, Naseri e ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur Angelin dy herë. Babai i Angelit e ka goditur me një dru Naserin, ndërkaq sipas gjykatës, pas kësaj Naseri ka ikur, ndërkaq Babai me Angelin janë drejtuar për te Spitali i Syve për ndihmë. Në shkallët e spitalit Angeli ka ndërruar jetë.

“Naser Eshtrefi me paramendim e ka privuar nga jeta Angel Petkovskin. Naseri e ka nxjerrë thikën dhe dy herë e ka goditur Angelin, pas të cilës babai i tanimë të ndjerit, e ka marrë një dru dhe e ka goditur Naserin disa herë në kokë. I akuzuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, Angeli ka ndërruar jetë”, tha gjykatësja.

Sipas kësaj, Gjykata i hedh poshtë deklaratat e Naserit dhe mbrojtjes së tij, se Angeli dhe Sasho Petkovski e kanë rrahur Naserin, para se ai ta ther me thikë Angelin. Pavarësisht se nuk është gjetur thika, gjykata për këtë thotë se thikën e ka nxjerrë Naseri, gjegjësisht ashtu siç ka dëshmuar Sasho Petkovski. Kjo lë të nënkuptohet që Gjykata e ka pranuar versionin e Prokurorisë dhe të dëmtuarve të cilat kanë deklaruar se thika ka qenë e Naserit, pavarësisht se ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.

Prokurori Darko Jakimovski, kërkoi nga Gjykata që Eshtrefit t’i vazhdohet paraburgimi derisa të hyjë në fuqi aktgjykimi.

“Nëse nuk i vazhdohet paraburgimi, kjo është një mundësi e hapur që ai të arratiset”, tha Jakimovski.

Avokatja e Naserit tha që të caktohet masë më e butë, pasi që nuk ka për qëllim një gjë të tillë.

“Naseri edhe gjatë këtyre viteve sa ka qenë duke e mbajtur dënimin ka pasur vikende të lira dhe të kishte dashur të ikë, do të ikte. Kërkoj nga gjykata që t’i caktohet masë më lehtë, paraburgim shtëpiak derisa vendimi të hyjë në fuqi”, tha avokatja Ivanka Jakimovska.

Gjykata miratoi vendim që ta pranojë kërkesën e Prokurorisë dhe paraburgimi t’i zgjatet derisa të hyjë në fuqi vendimi i shkallës së parë.

Në mbajtjen e dënimit, Naserit do t’i llogariten edhe vitet e mbajtura në burgim dhe paraburgim.

Mbrojtja e Naserit për Portalb.mk, paralajmëroi se do ta ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit pasi që nuk janë të kënaqur me vendimin. Ata vazhdojnë të thonë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshmeNaseri disa herë ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor, po pendohet për veprën.

Me vendimin e sotëm, nuk janë të kënaqur me vendimin as familja Petkovski.

“Nuk jemi të kënaqur, edhe me burg të përjetshëm ta dënojnë nuk do të kompensojë Angelin”, tha Petkovski.

Palët kanë të drejtë t’i dorëzojnë ankesat në Gjykatën e Apelit, 15 ditë prej kur zyrtarisht ta marrin vendimin e shkallës së parë.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë.  Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

  1. 22.03.2021: seancë gjyqësore: Mbrojtja e Naserit thotë se babai i Angelit ishte iniciatori i ngjarjes në Gjorçe, Prokuroria nuk tërhiqet nga akuza paraprake
  2. 19.03.2021: seancë gjyqësore: Mbaroi procedura e provave për rastin “Naser Eshtrefi”
  3. 04.03.2021: Rikonstruim për rastin “Naser Eshtrefi”, palët në terren treguan versionet se si ka ndodhur ngjarja në “Gjorçe Petrov”
  4. 15.12.2021: seancë gjyqësore: Gjykata vendosi: Do të ketë rikonstruim të rastit “Naser Eshtrefi”
  5. 12.02.2021, seancë gjyqësore: Mbrojtja e Naser Eshtrefit kërkoi rikonstruim të ngjarjes në Gjorçe Petrov, sipas udhëzimeve të Supremes që e ktheu lëndën në rigjykim
  6. 09.02.2021, seancë gjyqësore: Naser Eshtrefi: Ishte gjithçka e rastësishme, Angeli me babin e tij më rrahën, thikën e gjeta në tokë
  7. 27.01.2021, seancë gjyqësore: Dëshmitari nuk erdhi për shkak sëmundjes nga COVID-19, ekspertët s’kanë mundur ta arsyetojnë mungesën në punë
  8. 20.01.2021, seancë gjyqësore: U prezantuan video-incizimet për rastin në Gjorçe Petrov, askund nuk shihet Naser Eshtrefi me thikë
  9. 21.12.2020, seancë gjyqësore: “Naser Eshtrefi ka ndjerë rrezik dhe frikë”: Angeli më kapi për fyti dhe me babain e tij filluan të më rrahin
  10. 15.12.2020, seancë gjyqësore: Ekspertët e Mjekësisë ligjore për rastin “Naser Eshtrefi”: Nuk mund ta imë se kush ka sulmuar i pari
  11. 09.12.2020, seancë e gjyqësore: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, babai i Angelit dhe mbrojtja me version të ndryshëm për ngjarjen
  12. 04.12.2020, seancë gjyqësore: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, mbrojtja thotë se vepra është kryer në mbrojtje dhe afekt, pa paramendim
  13. 19.11.2020: Mbrojtja kërkon lirimin e Naser Eshtrefit nga paraburgimi
  14. 05.11.2020: EKSKLUZIVE: Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme ka miratuar vendim që lënda e Naser Eshtrefit të rigjykohet
  15. 24.09.2020: Pabarazia e Gjykatës Supreme: Qytetari pret me vite, biznesmenët e funksionarët “kryejnë punë”
  16. 22.09.2020: Antikorrupsioni ka marrë vendim se nuk është kompetente për ankesën e familjarëve të Naser Eshtrefit
  17. 18.06.2020: Arsllani hapave të Vangellovskit, 9 muaj në krye të Supremes, nuk vendos për rastin “Naser Eshtrefi”
  18. 26.02.2020: Efikasiteti gjyqësor: Lënda e Naser Eshtrefit, 4 vite ka shëtitur në sirtarët dhe duart e gjykatësve të Supremes
  19. 18.02.2020: Agjencia për Qasje të Lirë: Supremja e ka shkelur ligjin, pasi nuk i ka dhënë informatat për Naser Eshtrefin
  20. 25.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, ish kryetari i Gjykatës Pançevski: Prokuroria e Zaevit do të lirojë vrasës e terroristë
  21. 23.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, familjarët kërkojnë që Antikorrupsioni ta hetojë ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski
  22. 19.04.2019: Gjykata Supreme nuk e përfill rastin e Naser Eshtrefit (DOKUMENT)
  23. 11.12.2018: Avokati Georgiev: Supremja nuk e shqyrton rastin e Naser Eshtrefit se kemi argumente që lënda të kthehet në rigjykim
  24. 24.09.2018: Gjykatësi që ka marrë urdhra politike, 3 vjet e gjysmë e mban peng ankesën e Naser Eshtrefit
  25. 06.07.2018: Gjykata Supreme edhe pas tre viteve nuk ka kohë ta shqyrtojë rastin e Naser Eshtrefit
  26. 08.04.2018: Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vetëmbrojtje!
  27. 16.05.2017: Vangellovski shpejtë intervenoi për Koçanin, por nuk ka përgjigje për “Monstrën” dhe “Naser Eshtrefin”
  28. 05.08.2016: Prokuroria Speciale mund ta merr në duar rastin e Eshtrefit, i dënuar për vrasjen në Gjorçe të Shkupit
  29. 04.08.2016: Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button