Më shumë se gjysma e izraelitëve kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19

Izraeli ka imunizuar më shumë se gjysmën e 9.3 milion banorëve të tij me dy doza të vaksinës kundër COVID-19, theksoi dje ministria e shëndetësisë. Kjo lejoi që vendi të fillojë heqjen e kufizimeve në luftën kundër koronavirusit të ri, shkruan Panacea.mk.

Shpërndarja e vaksinave Pfizer në këtë vend filloi në dhjetor, ndërsa u vaksinua popullata e moshës mbi 16 vjeçare.

Vaksina konsiderohet të jetë plotësisht efektive një javë pas dozës së dytë.

Në një deklaratë që njofton përparimin e ri, që pason një rënie të qëndrueshme të numrit të pacientëve me koronavirus, Ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin rekomandimet shëndetësore në mënyrë që “koronavirusi të mos kthehet”.

Në një numër spitalesh, tashmë janë mbyllur repartet e kovidit dhe ambulancat, ndërsa sistemi shëndetësor po kthehet në normalitet me përballimin dhe zgjidhjen e gjendjeve të tjera mjekësore tek popullata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button