Pas dy vitesh ngecje, këtë pranverë duhet të vazhdojë ndërtimi i fazës së parë të rrugës Gradsko-Prilep

Ditët në vijim duhet të nënshkruhet marrëveshja me realizuesin më të volitshëm që duhet ta përfundojë ndërtimin e ekspres rrugës Gradsko-Prilep në degën D të Korridorit 10. Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore për “Meta.mk” informojnë që deri në fund të marsit këtë vit duhet të zgjedhet kompania-realizues. Raporti nga vlerësimet e ofertave është dërguar në Bankën Evropian për Rinovim dhe Zhvillim (BERZH) për shqyrtim dhe për dhënie të lejes, transmeton Portalb.mk.

Ndërtimi i ekspres rrugës nga gryka e Farishkës deri në grykën e Drenovës, në gjatësi prej 10 kilometrave duhet të përfundojë në afat prej dy viteve, përkatësisht më së voni deri në pranverë të vitit 2023. Realizimi i fazës së parë filloi në vitin 2016, mirëpo u ndërpre në fazë ndërtimi prej rreth 35% në mars të vitit 2019, pasi realizuesi i atëhershëm “Konstruksiones Rubau S.A” paralajmëroi braktisje të marrëveshjes për realizimin e kësaj ekspres rruge.

Nga NP Rrugët shtetërore për momentin nuk e bëjnë publik çmimin e përfundimit të fazës së parë të ekspres rrugës, duke shtuar që duhet të pritet nënshkrimi i marrëveshjes me realizuesin. Përndryshe, BERZH e publikoi tenderin ndërkombëtar për zgjedhje të realizuesit të projektit në fillim të shtatorit këtë vit.

Ekspres rruga ndërmjet Farishit dhe Drenovës është faza e parë e ndërtimit të plotë të rrugës së re ndërmjet Gradskos dhe Prilepit dhe njëkohësisht, ajo është më e ndërlikuara për realizim. Ky segment duhet të ketë nga një korsi rrugore në çdo drejtim me nga 3,5 metra, si dhe nga një korsi ndihmëse për t’u ndalur me nga 2,5 metra, me çka do të rritet shpejtësia e lëvizjes së automjeteve dhe sigurisë në komunikacionin rrugor.

Përndryshe, në kapitullin 21 për TEN-Т korridoret që kalojnë nëpër vend, Komisioni Evropian në Raportin e fundit për progresin e vendit tonë për vitin 2020 kishte Kritika që ka vonesë në përfundimin e akseve rrugore nga krahu i Korridorit 10 që kalon nëpër vendin tonë, traseja e të cilit fillon në Gradsko dhe përmes Prilepit, Manastirës dhe Florinës, përfundon në portin e Greqisë Igumenicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button